E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merr flakë një banesë në Gjirokastër, shkak bëhet një bombul gazi

Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk është lënduar asnjë nga personat që jetonin aty.

Ngjarja ka ndodhur në lagjën “Pllakë” ku një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët, pas një defekti të një bombule gazi të vendosur në ballkon e cila përdorej për gatim.

Si pasojë e flakëve janë djegur disa orendi në ballkon si dhe një derë. Zjarrfikësit kanë arritur në kohë duke mos lejuar që flakët të përhapeshin më tej.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›