E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr fund abuzimi me çmimin e barnave?

Vendimi i marrë disa javë më parë nga qeveri, ka hyrë në Fletoren Zyrtare, çka do të thotë se tashmë do të ngrihet Komisioni i Çmimit të Barnave, një njësi përhershme kjo pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ky Komision do të përcaktojë çmimin e ilaçeve duke u bazuar mbi çmimet në shtetet referente.

Në rastet kur mungon informacioni, atëherë do të merret në referencë çmimi me pakicë në këto vende ku merren barnat. Komisioni i Çmimit të Barnave, brenda datës 15 dhjetor, mblidhet për të shqyrtuar informacionin e përpunuar nga specialistët e çmimeve të barnave në Drejtorinë Farmaceutike, për barnat jashtë listës së rimbursuar nga ISKSH-ja. Në këtë mbledhje, komisioni miraton çmimet që do të shpallen zyrtarisht.  Mbledhjet e Komisionit të Çmimit të Barnave janë të vlefshme kur në to janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.

Miratimi i çmimeve të barnave bëhet me votim të hapur dhe vendimi merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast se ka barazim votash, vota e kryetarit është vendimtare.  Komisioni i Çmimit të Barnave, kur është e nevojshme, mblidhet me njoftim të kryetarit, për të miratuar çmimet e deklaruara për barnat që regjistrohen gjatë vitit kalendarik. Në këto raste, miratimi i çmimit të barnave bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve pas depozitimit të deklarimit të tyre, pranë Drejtorisë Farmaceutike. /Start/

                                                                                             2012-03-06 08:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›