Merr fund sezoni i Majkëll Ouenit
Vetë trajneri Aleks Ferguson ka konfirmuar lajmin, duke sqaruar se “Djaloshi i Artë” ditën e hënë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen dhe si pasojë do të humbasë mundësinë për të vazhduar më tej në pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Sulmuesi pësoi një dëmtim javën e parë në finalen e Carling Cup përballë Aston Vilës, ku u detyrua të lërë fushën e lojës, pasi kishte shënuar golin e parë në fitoren e “Djajve të Kuq” 2-1. Fatkeqësisht, analizat e hollësishme treguan se problemi ishte më i rëndë nga sa parashikohej në fillim.
“Është një goditje e rëndë dhe një zhgënjim i madh për Majkëllin. Është më serioze nga sa e menduam dhe ai do të mungojë në pjesën tjetër të sezonit”, pohoi Sër Aleks, i cili, përveç fatit të keq, fajësoi edhe terrenin e papërshtatshëm të stadiumit “Uembli” (për trajnerin anglez, një pjesë e dëmtimit ka ardhur nga terreni i keq).
Me këtë dëmtim, Ouen duket se i thotë përfundimisht lamtumirë shpresave për një ftesë nga ana e trajnerit të kombëtares, Fabio Kapelo, për në ekipin që do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në muajin qershor. Megjithëse edhe para dëmtimit shpresat e 29-vjeçarit për t’u përfshirë në listën e Kapelos ishin shumë të vogla, operacioni i jep një justifikim më tepër trajnerit italian për mosgrumbullimin e Ouenit.