E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: UBT qendër e rëndësishme e zhvillimit bujqësor

I pranishëm në konferencën “Procesi i Bolonjës një realitet me shumë sfida për t’u zgjidhur”, organizuar nga UBT, ministri Tafaj vlerësoi pozicionin e këtij universiteti si një qendër e fuqishme mësimore- shkencore në sistemin e arsimit të lartë.

"Sektorët e sipërpërmendur janë prioritarë për çdo vend të BE, çka nënkupton perspektivë shumë të qartë zhvillimin afatgjatë", deklaroi kreu i MASH-it.

Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të cilësisë në universitete, orientimin e studimeve drejt tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendi, reformimin e financimit të arsimit të lartë të orientuar tek studenti në nivelin postsekondar dhe Bachelor, përgatitjen e profesoratit të ri si dhe gjallërimin e kërkimit shkencor.

Duke e cilësuar ofertën akademike të UBT-së në formën e një piramide me një bazë shumë të gjërë, e cila i përket një Bachelori kryesisht për vetëpunësim, ministri Tafaj vlerësoi se baza e piramidës përmban edhe postsekondar dhe në pjesën e mesit të piramidës duhet të vendosen kualifikimet, diplomat Bachelor dhe Master Profesional.

"Kjo strategji e ofertës akademike duhet shpjeguar qartë dhe hapur studentëve”, deklaroi ministri, sipas të cilit "secili duhet të aplikojë për të studiuar në këtë universitet kryesisht për t’u vetëpunësuar dhe për të zhvilluar një aktivitet privat në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural, industrisë agroushqimore dhe të shërbimeve të lidhura me to”.

Duke u ndalur në investimet publike për kërkimin dhe teknologjinë, ministri Tafaj shpjegoj se ato do të jenë edhe për një periudhë afatmesme të kufizuara, prandaj duhet të shfrytëzohen programet ndërkombëtare, sidomos FP 7 dhe programe të tjera të BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›