E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr jete rruga e kombit, Morine-Merdar Rozeta Rapushi

Merr jete rruga e kombit. Kryeministri Sali Berisha, peruroi dje se bashku me homologun e tij Kosovar, Hashim Thaci, fillimin e punimeve te autostrades Morine-Merdar, qe eshte vijimi i autostrades Durres-Morine. Te dy se bashku, Berisha dhe Thaci, shtypen edhe butonin e detonimit per shperthimin e pare simbolik te punimeve te kesaj rruge, duke care malin qe ndan Shqiperine me Kosoven. "Korridori i kombit e ben Prishtinen nje nga kryeqytetet me te aferta me detin, ne rajon. Korridori i kombi i hap Tiranes rrugen me te shkurter drejt rajonit dhe Evropes Qendrore", tha dje kreu i qeverise Berisha ne ceremonine e perurimit te zhvilluara me pjesemarrjen e autoriteteve me te larta kosovare. Kryeministri Berisha, premtoi para autoriteteve Kosovare, se Shqiperia eshte e vendosur te krijoje me te gjithe vendet perreth infrastrukturen me moderne, te krijoje me Kosoven infrastrukturen me intensive. "Ne inaugurojme punimet e ketij korridori, ketu, ne Prizren, qytetin e perjetesise se idealit te shqiptareve, qytetin e Lidhjes, qytetin, ne te cilin shqiptaret, pas shekujsh, u zgjuan me nje veshtrim te ri drejt perendimit, drejt Evropes. Edhe ky eshte nje nder i madh qe ne i bejme historise sone, nje nderi i madh qe ne i bejme perpjekjes se shqiptareve per liri e dinjitet", vijoi Berisha. Sipas tij, ky korridor eshte nje perpjekje e madhe e shqiptareve per te ndertuar idealin e tyre evropian dhe qe se shpejti, do te jete korridor bashkepunimi dhe miqesie mes vendeve te rajonit. "Une kam bindjen me te madhe se nuk do te jete e larget dita, kur nga ky korridor do te perfitojne Serbia, jo me pak se Shqiperia, Maqedonia, jo me pak se Kosova. Me kete korridor, gjithashtu, qeveria e Kosoves, autoritetet e Kosoves bejne nje hap te madh drejt krijimit te nje infrastrukture te nje shteti evropian", siguroi kryeministri. Berisha theksoi se shqiptaret kane pasur fatin jo te mire, te humbin shume kohe, ndaj tashme duhet te vrapojne, te nxitojne me shume se cdo komb tjeter, per te kapur kohen e humbur. Ai vleresoi se vendimi qe qeveria dhe autoritetet e Kosoves kane marre per ndertimin e ketij korridori eshte vendimi i tyre me i rendesishem, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. "Ndaj dhe une dua te shpreh mirenjohjen me te thelle ndaj tyre dhe pergezimet me te sinqerta. Por ky vendim eshte edhe mesazhi me i shkelqyer qe qytetaret e Kosoves dhe udheheqja e saj politike i adresojne sot, te gjitha kombeve qe dhane kontributin e tyre te madh ne lirine e Kosoves dhe rindertimin e saj. Ky vendim eshte nje vendim madhor per paqen, stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal", theksoi ai.

Detaj
Vleresimi
Kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha, tha dje se me kete korridor, qeveria e Kosoves, autoritetet e saj bejne nje hap te madh drejt krijimit te nje infrastrukture te nje shteti evropian.

Kreu i qeverise shqiptare zotohet per inaugurim te shpejte te punimeve

Berisha: Hekurudhe per lidhjen e Tiranes me Prishtinen

Qeveria pritet te nise se shpejti diskutimet per nje projekt qe do te lidhe dy kryeqytetet, Tiranen dhe Prishtinen, nepermjet linjes hekurudhore. Ne pershendetjen e tij dhe urimet e perzemerta per punimet e autostrades Morine-Merdar, kreu i qeverise premtoi se shume shpejt do te nise nga puna edhe linja hekurudhore. "Zotohem para jush se inaugurimi i ketij korridori do te vazhdohet me inaugurimin e fillimit te punimeve te hekurudhes qe do te lidhe Tiranen me Prishtinen dhe se Shqiperia eshte e vendosur te krijoje me te gjithe vendet perreth infrastrukturen me moderne, te krijoje me Kosoven infrastrukturen me intensive", theksoi ai. Premtimi i kryeministrit Berisha, u be ne nisjen e ndertimit te autostrades Morine-Merdar, me gjatesi 103 kilometra, do te kryhet nga konsorciumi Bechtel & Enka. Ne ceremonine e inaugurimit te ndertimit te rruges, kreu i qeverise shoqerohej edhe nga Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi. "Edhe nje here urimet me te perzemerta per kete dite te madhe, dite te bardhe qe ju i dhuroni kombit shqiptar, rreth dy vjet pas pavaresise. Gezuar", uroi kreu i qeverise. Ceremonia e perurimit u zhvillua me pjesemarrjen e autoriteteve te larta te Republikes se Kosoves, Presidentit Fatmir Sejdiu, Kryetarit te Parlamentit Jakup Krasniqi, ministrit te Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Christofer Dell, atij te Turqise Metin Husrev Unler dhe ambasadoreve te tjere akredituar ne Kosove, si dhe mes entuziazmit te mijera qytetareve te Kosoves.

Detaj
Zotimi
Para autoriteteve kosovare, kryeministri Sali Berisha, u zotua se shume shpejt do te realizohet edhe inaugurimi i fillimit te punimeve te hekurudhes qe do te lidhe Tiranen me Prishtinen dhe se Shqiperia .

Box

Kosova 700 milione euro per rrugen

Projekti, tre vjet per bashkimin
e Tiranes me Prishtinen

Ndertimi i autostrades Morine-Vermice-Prizren-Merdar, do ti kushtoje shtetit te Kosoves 700 milione euro. Marreveshja per realizimin e ketij projekti eshte nenshkruar mes qeverise se Kosoves si dhe konsorciumit amerikano turk "Bechtel & Enka". Realizimi dhe perfundimi i autostrades, pritet te zgjase 3 vjet dhe gjate kesaj periudhe parashikohet te jete i larte numri i punonjesve kosovare qe do te angazhohen ne kete projekt. Autostrada parashikohet te jete e gjere 28 metra, me 4 shirita qarkullues. Per realizim sa me te shpejte te ketij projekti, qeveria e Kosoves perfundoi edhe te gjitha shpronesimet ne zonen qe prek rruga me ane te nje vendimi per levrimin e fondit pasi u percaktua edhe gjurma qe do te ndjeke rruga. Duke u lidhur me rrugen Durres - Kukes, autostrada qe po ndertohet ne Kosove mbulon ciklin e plote te levizjes nga Kosova ne Shqiperi. Ne ceremonine e djeshme festive pervec autoriteteve te larta shteterore ishin edhe deputete te Kuvendit te Kosoves, ministra dhe zyrtare te tjere shteterore, perfaqesues te partive politike, perfaqesues te komunave dhe ata te institucioneve nderkombetare ne Kosove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›