Merr tjetër rrjedhë ngjarja në komunën e Parisit, policia gjen armën brenda në makinë, dyshohet për v*tëvrasje
Një 46-vjeçar u gjet pajetë në automjetin e tij tip “Volvo” mbrëmjen e sotme në zonën e Komunën e Parisit.

Fillimisht u raportua se viktima Ismet Habili ishte vrarë në një atentat teksa ecte me automjetin e tij në rrugën Mihal Popi.
Megjithatë ngjarja mesa duket ka marrë tjetër rrjedhë, pasi mendohet tashmë se 46-vjeçari ka kryer vetëvrasje.
Kjo pasi siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, arma e vrasjes u gjet në automjetin e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se:
Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.