E Diel, 1 Nëntor 2026

Mes protestave studentore, Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! Opozita kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën policore

Zhvillimet gjatë protestave dhe reagimi i Policisë së Shtetit pritet të dominojnë seancën plenare të së enjtes në Kuvend. Deputetët do të mblidhen më 22 tetor, në orën 10:00, ku në krye të rendit të ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, me kërkesë të Partisë Demokratike.

kuvendi1

Seanca e radhës vjen pas shtyrjes së mbledhjes së kaluar dhe pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Përveç debatit për protestat, seanca plenare do të përfshijë edhe kërkesa të tjera për interpelanca. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar thirrjen në interpelancë të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe të ministrit të Financave, Petrit Malaj.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje ekonomike dhe ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›