E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merren vesh që të merren vesh

Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, dhe shërbyesja e hotelit që e akuzon atë për tentim-dhunimi janë pajtuar që të merren vesh, pa e vazhduar procesin gjyqësor më tutje, njoftoi një person i afërt me rastin.

Nën kushte konfidencialiteti, personi i tha agjencisë AP se Strauss-Kahn dhe shërbyesja tashmë po e diskutojnë marrëveshjen private.

Ndërkohë, avokati i Strauss-Kahn, William Taylor, të enjten nuk dha asnjë koment për rastin, kurse avokatët e shërbyeses nuk u përgjigjën as në telefonata e as në porositë e dërguara me e-mail.

Personi i tha agjencisë AP se, gjykatësi i Gjykatës a Supreme në Bronx (New York), Douglas McKeon, ndërmjetësoi në marrëveshjen mes Strauss-Kahn dhe shërbyeses së hotelit, megjithëse ajo ende nuk është nënshkruar.

Marrëveshja do të përmbyllte ndjekjen penale e cila e shtyu Strauas-Kahn që të jepte dorëheqje nga posti i të parit të FMN’së dh të tërheqja nga gara presidenciale në Francë e vitit të kaluar.

Shërbyesja, Nafissatou Diallo, deklaroi se, në maj të vitit 2011, Strauss-Kahn e kishte sulmuar kur ajo kishte hyrë në apartamentin e tij, në një hotel në Manhattan, për të pastruar. Nga ana tjetër, Strauss-Kahn pohonte se takimi i tyre kishte ndodhur me pajtim të dyanshëm, përderisa padinë ndaj tij e kishte cilësuar si tentim për diskreditim.

Pas padisë, Strauss-Kahn (63) fillimisht ishte thirrur në imunitet diplomatik, e cila gjë në muajin maj ishte hedhur poshtë nga një gjykatë njujorkeze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›