Rekord i ri i papunësisë

Për më tepër, sipas Draghi, Eurozona mund të mbetet në krizë deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Përqindja e papunësisë në muajin tetor ishte 11.7 përqind, respektivisht 1.4 përqind më shumë se një vit më parë.
Që nga muaji shtator, në gjithë territorin e BE’së vendet e tyre të punës i humbën 173,000 njerëz, duke u shndërruar kështu në “armatën” më të madhe të të papunëve deri më tani, ngase tani në Union pjesë e saj janë bërë 18.7 milionë njerëz.
Sa i përket papunësisë, Spanja dhe Greqia vazhdojnë të jenë dy vendet më problematike të BE’së, me 26.2, respektivisht 25.4 përqind të papunë.
Për dallim prej tyre, papunësia në Gjermania la pësuar rënie (ajo tani është në shkallën 5.4%), ndërkohë që në Austri kjo shkallë është edhe më e ulët.