Merrini o njerëz, por votën mos ia jepni!
Ju japin ushqime, merrini! Por votën mos ia jepni!
Ju japin para, merrini! Por votën mos ia jepni!
Tallini në fytyrë për ti kthyer mbrapsht neverinë që meriton pushteti i Saliut, që sot ka guxim të të dalë përsëri përpara e të të blejë skamjen me dy para për një ditë bukë!
Është mbytur Tirana me çdolloj shushunjash që po shpërndajnë para e ushqime në cepa pallatesh. Dhe as po mundohen të fshihen më!
Makina policie pa targa me efektivë të veshur civilë, makinat e Postës, CEZ-it, administratës, drejtorë e shefa, një tufë e shpartalluar, që përpiqet të gënjejë popullin me një ditë bukë…
Se mos mendojnë këta se historia mbaron nesër?! Jo, jo! Pas 23 qershorit fillon këngë tjetër dhe për veshët e këtyre…
