E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse pranojmë zgjedhje të paverifikueshme?!

votim-plaka160Nga Krist Andoni

-Holistic suffragiorum ose … 23 qershor 2013

Sot në qershor 2013 në Shqipëri ska prioritet më komplementar që të superojë pushtetin dhe politikën që e buron atë si biznesi me revenunë më të sigurt në treg.

Momenti që rindez shpresën për të ndryshuar këtë gjë janë zgjedhjet, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri legjitime, transparente, të përgjegjshme, aspak përjashtuese për humbësit. Tashmë, tani e 23 vjet zgjedhjet kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë një fitues autokrat dhe një humbës autist të përjashtuar në të gjitha, si dhe ne votuesit- të njëjtët spektatore të pafat dhe pashpresë, që janë të detyruar të shohin të njëjtën shfaqje me kostume me ngjyra të ndryshme, blu, mavi apo rozë.

Pra, ka pak gjëra që na bashkojnë ne shqiptarëve (spektatorë, jo aktorë) në të njëjtën mënyrë si edhe votat. Ne kandidohemi në zgjedhje, ne votojmë në zgjedhje, ne i mbikëqyrim ato. Demokracia jonë (duhet) mbështetet në votime. Ne të gjithë e kuptojmë pse kemi zgjedhje, dhe ne të gjithë lëmë shtëpitë tona në të njëjtën ditë për të shkuar për të votuar. Ne besojmë dhe i gëzohemi mundësisë për t’u shprehur për të dhënë ndihmesën tonë për të vendosur të ardhmen e vendit, të ardhmen tonë, dhe të fëmijëve tanë. Ideja themelore është që politikaneve u jepet mandati për të folur për ne, e për të marrë vendime në emër tonë, të cilat na prekin të gjithëve. Pa atë mandat, ata do të ishin në të njëjtën radhë spektatoresh si ne, ose të korruptuar.

Dhe për fat të keq, fuqia korrupton, dhe kështu që njerëzit bëjnë shumëçka për të marrë pushtetin dhe për të qëndruar në të, duke përfshire bërjen e gjërave të dëmshme gjatë procesit zgjedhor.

Edhe nëse ideja e zgjedhjeve është e përkryer, udhëheqja e procesit zgjedhor në të gjithë vendin është një projekt i madh, dhe projektet e mëdha janë të ndërlikuara.

Kurdo që të ketë zgjedhje, duket sikur gjithmonë diçka nuk shkon mirë. Dikush mundohet të mashtrojë, ose diçka rastësisht shkon keq – një kuti votimi mungon këtu, hedhur në kuti të gabuara, etj, etj.

Për të qenë të sigurt që sa më pak gjëra që të jetë e mundur shkojnë keq, ne kemi te gjitha mundësitë që këto procedura rreth votimit të jenë të thjeshta dhe transparente.

Kështu, për shembull: ne shkojmë tek qendra e votimit dhe komisioneri i qendrës së votimit të kërkon kartën identifikuese, përpara se të të japë fletëvotimin dhe të thotë të shkosh në vendin ku ti voton për të mbushur fletëvotimin. Kur të kthehesh, ti duhet ta hedhësh fletën në kutinë e votimit ku ajo përzihet me të gjitha fletëvotimet tjera, kështu që asnjeri nuk e di se si ti votove.

Ajo për të cilën duhet të përqendroheni është që të mendojmë për një moment se çfarë ndodh pastaj, mbas hedhjes së votës në kutinë e votimit. Dhe shumica e njerëzve shkojnë në shtëpitë e tyre duke u ndjerë të sigurt që vota e tyre është numëruar, sepse ata besojnë që sistemi zgjedhor funksionon.

Ata besojnë që punonjësit e zgjedhjeve dhe vëzhguesit e zgjedhjeve e bëjnë punën e tyre dhe e bëjnë atë korrektësisht. Kutitë e votimit shkojnë në vendin e numërimit. Ato hapen dhe fletëvotimet nxirren dhe numërohen në mënyrë të lodhshme. Shumica nga ne duhet të kenë besim që kjo ndodh në mënyrë korrekte për votën tonë, dhe ne të gjithë duhet të kemi besim që kjo ndodh në mënyrë korrekte edhe për të gjitha votat në zgjedhje.

Pra, ne duhet t’u besojmë një numri të madh njerëzish. Duhet t’u besojmë plot procedurave.

Dhe në disa raste ne duhet t’u besojmë madje edhe kompjuterëve. Pra, imagjinoni qindra mijëra votues që hedhin qindra mijëra vota, të cilat duhen numëruar të gjitha në mënyrë korrekte dhe plot gjëra që mund të shkojnë gabim duke shkaktuar të gjitha ato devijime antidemokratike të pakëndshme.

Dhe megjithatë ne të gjithë s’mundemi përpos këtij kalvari të ndihemi të lodhur nga ideja e përpjekjeve për t’i bërë zgjedhjet më mira nën tingujt e kambanave staliniste që vazhdojnë të dëgjohen e të dëgjohen fort e më fort.

Në mesin e të gjithë këtyre shenjave të këqija, kush është sekreti që të reshtin së këmbuari kambanat e mallkuara të Stalinit?

Thjesht: zgjedhjet duhet të jenë të verifikueshme.

Votuesit duket te jenë në gjendje të kontrollojnë që vota e tyre është numëruar korrektësisht, pa e zbuluar sekretin zgjedhor, që është shumë i rëndësishëm (kjo është e papranueshme, e certifikuar me ligj dhe kod elektoral (?) për autokracinë, apo duokracinë aktuale).

Si ta bëjmë sistemin zgjedhor tërësisht të verifikueshëm, duke i mbajtur votat tërësisht sekrete?

A mundet mbas mbarimit të zgjedhjeve të kontrollosh nëse vota jote është numëruar si duhet?

Pra, nëse komisioneri i zgjedhjeve dëshiron të shohë se si ke votuar, nuk do të mundet.

Pra, nëse qeveria dëshiron të dijë se për kë ke votuar, nuk do të mundet.

Asnjë aktor i sistemit zgjedhor nuk mund të futet në sistem dhe të gjejë se si ke votuar.

Asnjë aktor i sistemit zgjedhor (qofte dhe ministër Rendi) nuk mund të hyjë në sistem dhe ta ndryshojë votën tënde.

Nëse mediat dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, dhe kushdo që dëshiron, mund t’i shkarkojë të gjitha të dhënat e zgjedhjeve dhe t’i numërojë vetë. Ata mund të kontrollojnë që të gjitha votat janë numëruar saktësisht. Ata mund të verifikojnë që rezultati i shpallur i zgjedhjeve është i sakti…

Pra, votimi elektronik çudi si dështoi në Shqipëri dhe askush nuk është shqetësuar!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›