E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes Kosoves dhe Gjermanise

Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Berlin dr. Vilson Mirdita

Berlin 12 Mars 2011 NOA/DW/ Anila Shuka 8211 13 nxenes te gjimnazit Loyola ne Prizren do te bejne gjate prillit praktika ne kompani gjermane. Me pas ata vendosin per te vazhduar aty nje shkolle profesionalizimi. Projekti ka nje shembull te suksesshem Arian Shalen

Kur me 16 prill ne Prizren do te festohet gjashtevjetori i themelimit te gjimnazit Loyola 13 nxenes nuk do te jene te pranishem. Ata jane ne Gjermani per nje praktike dyjavore neper firma te ndryshme gjermane. Dhe ne varesi te rezultatit te praktikes nxenesve do t8217u jepet mundesia qe mbas matures te fillojne nje shkollim profesional ne kete kompani. Te 13 gjimnazistet kane nje paraardhes qe u sherben si shembull orientimi Arian Shala pa te cilin ky program do te kishte mbetur pa u realizuar.

S8217kam pasur ende nje dite ku t8217i thosha vetes sot e kam pushim thote Arian Shala. Vetem gjate pushimeve te veres kur shkon ne Kosove 20-vjecari nuk i hap me librat. Kete pune mund ta kryej gjithkush por eshte shume e madhe thote ai kur e pyet se si e perballon ngarkesen e studimit te dyfishte.
Arian Shala eshte duke bere nje kurs profesionalizimi tre vjecar ne kompanine Haver amp Boecker ne qytetin gjermano-lindor lde/Vestfalen. Paralelisht shkon ne shkollen e larte profesionale Suedwestfalen. Dega e tij mekatronike ku hyn mekanika elektroteknika dhe informatika kerkon me shume se vec t8217i hedhesh nje sy lendes. Por ish-nxenesi i gjimnazit Loyola ishte i pergatitur te bente cdo sakrifice per te realizuar endrren e tij te femijerise. Kur ne vere te vitit 2008 degjoi se po kerkoheshin kater praktikante per Gjermani ai ishte i pari qe konkurroi.

Profesion a studim pa te ardhme
I pari dhe i vetmi qe ishte i gatshem te lyente duart ne nje praktike kujton dhe komenton At Walter Happel. Prifti jezuit eshte themelues dhe drejtor i gjimnazit Loyola ne Prizren. Shkolla e mesme e pergjithshme me 16 prill do te festoje gjashte-vjetorin e themelimit. Mbi 70 nxenes dalin prej andej cdo vit ne Kosove disa studiojne ne Gjermani ndokush ne Shkup a Stamboll por shumica jane ne Kosove Shumica e maturanteve tane duan te studiojne menjehere mbas shkolles. Por shume prej tyre nuk mendojne se cfare do te bejne me ate dege thote Happel. Edhe kaq shume historiane e gjeografe nuk na duhen.
Happel eshte per t8217u dhene nxenesve nje profesion me te cilin ata i kane shanset shume te medha per te gjetur pune. Sistemi dual gjerman ku teoria ne shkolle dhe praktika ne pune behen paralelisht dhe te koordinuara eshte me i pershtatshmi per kete qellim. Keshtu edhe Arian Shala pese dite ne jave i kalon duke punuar ne kompani ndersa leksionet per shkollen i ka te shtunave. Puna ne kompani perfshin edhe nje sere kursesh kualifikimi. I gjithe procesi zgjat tre vjet dhe ne fund Ariani i ka te dyja ne xhep Edhe diplomen e zanatit si mekanik edhe bachelor si inxhinier mekanik.

Dy jave prove

Kete shembull duan ta ndjekin tani 13 nxenesit qe do te vijne me 17 prill ne Gjermani. Disa prej tyre i kane zgjedhur vete drejtimet mekanike inxhinieri ekonomi te tjeret ende nuk e kane vendosur se cfare do te bejne. Ata do te kene kohe dy jave qe te njihen me kompanine ambientin qytetin por edhe shefat e kuadrit ne kete kohe do te shohin se cfare do te bejne Ata duhet te jene te motivuar te kene interes per lenden dhe te dine mire gjermanishten shpjegon drejtori i departamentit te shkollimit ne Haver amp Boecker Alfons Tentrup.
Tentrup dhe perfaqesues te kompanive te tjera ishin vete vitin e kaluar ne Kosove dhe biseduan me nxenesit qe do te vijne te vizitojne firmen e tij. Nisur nga shembulli i mire i Arian Shales kete vit konkurruan 20 nxenes per t8217u perfshire ne program. Por disa u skualifikuan per shkak te mangesive ne njohurite e gjuhes Nuk mjafton te jesh nxenes ne gjimnazin Loyola duhet te kesh dhene edhe diplomen e vogel te gjermanishtes dhe kjo kerkon pergatitje sistematike ne mesim thote Happel.
Shembull inkurajues
Nderkohe edhe ambasadori i Kosoves ne Gjermani Vilson Mirdita ka filluar te inkuadrohet ne procesin e rekrutimit te firmave. Ne tani jemi duke bere bisedime me Daimler i thote Mirdita Deutsche Welles. Arian Shala eshte per mua si ambasador nje shembull shume i mire per te inkurajuar kompanite e tjera te rekrutojne praktikante nga Kosova. Mirdita shpreson qe tani edhe praktikantet e rinj ta shfrytezojne sa me mire kete shans ne menyre qe vitet e ardhshme kontingjenti te jete edhe me i madh. Ka shume kompani te gatshme por na duhen shembuj pozitive si ky i Arian Shales thote Mirdita.
Alfons Tentrup shpreson qe keta te rinj dikur te sherbejne si ura nderlidhese mes firmes ku ai punon dhe Kosoves. Ne prodhojme makineri industriale dhe merremi me perpunimin e telit. Nuk eshte cudi qe dikur Arian Shala te na perfaqesoje ne Kosove. Edhe Ariani vete pyetjes se ku e sheh veten ne te ardhmen ne Kosove apo ne Gjermani mbas nje fare ngurrimi te vogel i pergjigjet Ma se miri ne mes te te dyjave.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›