“Mes dhimbjes dhe shpresës”, promovohet në Kukës libri më i ri i avokates Aurora Guska

Në qytetin e Kukësit u promovua libri më i ri i avokates Aurora Guska, me titull “Mes dhimbjes dhe shpresës”, një vepër që trajton përmes rrëfimeve dhe reflektimeve dimensionin njerëzor të sfidave dhe forcën për të ecur përpara.
Në aktivitet morën pjesë kolegë, miq dhe dashamirës të autores, të cilët vlerësuan guximin dhe ndjeshmërinë me të cilën ajo ka trajtuar temat e librit.
Autorja e këtij libri Aurora Guska në fund falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen.
“Ky libër është më shumë se një libër, është zëri i atyre që kanë vuajtur në heshtje, i atyre që janë rrëzuar, por kanë gjetur forcën për t’u ringritur. Në çdo faqe ka lot që nuk duken”, tha Guska.
Libri “Mes dhimbjes dhe shpresës” u mirëprit me interes nga publiku, duke shënuar një moment të veçantë në rrugëtimin e saj krijues.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/