E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes financimeve dhe pamundesise per t'i thithur

Shqiperia, ne rrugen drejt integrimit ne strukturat e Bashkimit Evropian, ne menyre te vazhdueshme ka perfituar nga ndihma e huaj, qe jepet per vendet qe synojne anetaresimin ne BE. E perkthyer ne shifra, kjo kap shumen marramendese prej 1,2 miliarde euro ne vitet 1991-2006 dhe shuma te tjera premtohen me ngjitjen e shkalleve drejt BE-se. Por, ndonese shifra ne dukje eshte e madhe, sektoret qe kane perfituar ne pjesen me derrmuese nuk kane te bejne me zhvillimin e drejtperdrejte te vendit. Financimet e dhena nuk prekin problematiken sociale, ne te cilen Shqiperia ka me shume nevoje. Pjesa me e madhe e financimeve te BE-se ka shkuar per asistence tranzicioni, ngritje te institucioneve dhe bashkepunimin nderkufitar.
Pikerisht ketu lind pyetja: Kjo ndodh per shkak te preferencave te BE-se ne financim apo eshte pamundesia e qeverise shqiptare per te thithur ne sektoret ku ka me teper nevoje? Pergjigjja per kete pyetje i ka te dyja te vertetat brenda saj. Ekspertet shqiptare per integrimin jane te mendimit se BE, vecanerisht ne programin e saj CARDS, ka qene e "ngurte" ne fondet qe ka dhene per Shqiperine, duke percaktuar shume qarte dhe sektoret ku do te shkonin ato. Por, ka ndodhur qe ky program, ndonese ka perfunduar ne vitin 2006, ende vijon te zbatohet dhe fondet e tij nuk jane terhequr plotesisht nga Shqiperia.
Valbona Kuko, koordinatore prane qeverise ne Departamentin e Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj, tregon se ka pasur disa raste qe financimet e BE-se nuk jane shfrytezuar plotesisht, sepse pala shqiptare nuk ka arritur t'i perthith ato brenda afateve. Ne lidhje me kete ceshtje, Ditmir Bushati, ekspert i integrimit evropian, thekson se keto grante nuk jane arritur te terhiqen ne menyre te plote, per shkak te paqendrueshmerise se vete administrates shqiptare. "Pengesa kryesore shfaqet ne raport me paqendrueshmerine e administrates publike. Asistenca e CARDS ne fusha kyce, te tilla si menaxhimi i integruar i kufijve, policia, administrata publike etj., nuk eshte shfrytezuar maksimalisht vetem per shkak te levizjeve te shpeshta ne administraten publike", konstaton Bushati. Ai thekson se, per fat te keq, Shqiperia eshte deficitare, si per sa i perket programimit, ashtu dhe zbatimit te programeve.
Por, ne vitin 2007, ndihma e BE percohet jo me nepermjet CARDS-it, por IPA-s, nje program qe konsiderohet me fleksibel per sa i perket mundesise se pales shqiptare per te marre grantet dhe per t'i terhequr ato drejt sektoreve me nevojtare. Por, duke qene se Shqiperia eshte nje vend me status kandidat potencial per t'u integruar ne BE, ajo arrin te shfrytezoje nga ky program vetem dy komponentet e tij te pare, qe ashtu si programi CARDS, jepen per ngritjen e institucioneve dhe bashkeveprimin kufitar. IPA, ne ndryshim nga CARDS-i, ka ne perberjen e tij dhe 3 komponente te tjere ndihme, te cilat arrihen te fitohen, nese Shqiperia klasifikohet si vend kandidat per ne BE. Keshtu, perberesit e tjere te IPA-s lidhen me zhvillimin rajonal dhe rural, per te cilat Shqiperia ka shume nevoje.
Eksperti per integrimin, Ditmir Bushati, thekson se pala shqiptare duhet te angazhohet seriozisht per ngritjen e struktures, qe do te terheqe financimet e IPA-s. "Per te perfituar nga komponentet e tjere te programit IPA eshte e rendesishme qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. Por ne te njejten kohe duhet te pershpejtohet ngritja e CFCU, si njesia kryesore per menaxhimin e ndihmes se IPA-s. Dy komponentet e pare te programit nuk mund te permbushin kurrsesi ambicien evropiane te Shqiperise", rekomandon Bushati, per nje shfrytezim sa me te mire te ndihmes evropiane. Vec ketyre, kusht tjeter per nje perthithje sa me te mire te ndihmave eshte stabiliteti i administrates, ne te cilen krijohen edhe kapacitet e nevojshme per te marre ne menyre sa me efikase ndihmen e ofruar.
CFCU eshte nje strukture qe i jep te drejten pales shqiptare te beje seleksionimin e projekteve, tenderimin dhe kontraktimin. Po keshtu me ngritjen e kesaj strukture pala shqiptare administron edhe pagesat, monitorimin dhe raportimin e zbatimit operacional dhe financiar te projekteve. Aktualisht, projektet administrohen nga misioni i BE-se ne Tirane.
Komponentet e IPA-s:
1 - Asistence tranzicioni dhe ngritja e institucioneve
2 - Bashkepunimi nderkufitar
3 - Zhvillimi rajonal
4 - Zhvillimi i burimeve njerezore
5 - Zhvillimi rural

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›