Ndihma e 2008, vetem per integrimin ne BE
Intervista/ Flet Zef Bushati, zv/minister i Integrimit
Cilat jane perpjekjet e Ministrise se Integrimit per thithjen e sa me shume fondeve per Shqiperine nga programet e Bashkimit Evropian?
"Ballkani, Evropa Juglindore, eshte tashme ne fokus te Bashkimit Evropian per sa i takon procesit te integrimit te ketij rajoni. Nga kjo pikepamje, ky proces eshte mbeshtetur dhe do te vijoje te mbeshtetet edhe financiarisht. Asistenca e KE, BE nga viti ne vit ka ardhur ne rritje dhe kjo per shkak te rendesise gjithnje e me te madhe qe po i kushtohet procesit nga njera ane, por edhe per shkak te forcimit te kapaciteteve implementuese dhe absorbuese, si dhe permiresimit dhe progresit ne stabilizimin politik e mireqeverisjen e vendit tone.
Roli i Ministrise se Integrimit, ne kuader te qeverise se Kryeministrit Berisha, eshte kanalizimi i ketyre fondeve atje ku jane prioritetet me te medha te zhvillimit te vendit te nderthurura me prioritetet e procesit te stabilizimit dhe asocimit. P.sh., programi i vitit 2007 permbante nje perqindje te konsiderueshme te fondeve totale te alokuara ne infrastrukture, ujesjelles-kanalizime, infrastruktura e sistemit te paraburgimit etj. Paketa e vitit 2008 eshte ne perfundim e siper dhe gjithashtu adreson prioritetet e stabilizimit dhe asocimit, te cilat kontribuojne ne zhvillimin e progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Pervec fondeve te dhena ne forme granti direkt nga Komisioni Evropian, Shqiperise, per projekte te ndryshme zhvillimi, gjate vitit 2007 per here te pare Shqiperia siguroi pjesemarrjen ne programet komunitare. Nepermjet ketyre programeve (ku kerkohet nje kontribut financiar kombetar) aktore te ndryshem te shoqerise shqiptare, pjesemarres nga shoqeria civile, studiues, institucione, etj perfitojne fonde direkt nga Bashkimi Evropian per projekte te dizenjuara nga ata, si fillim ne fushat e ekonomise, energjetikes, arsimit, kultures, edukimit dhe qytetarise etj. Pjese e financimeve te Bashkimit Evropian jane edhe programet nderkufitare dhe rajonale. Shqiperia aktualisht ka programe te tilla me gjithe vendet kufitare, si dhe eshte pjese e disa programeve te bashkepunimit rajonal si IPA Adriatik, South East Evropean Space etj".
A arrijme te marrim fonde te mjaftueshme?
"Ne kete faze te zhvillimit intensiv qe eshte perfshire Shqiperia, mbeshtetja financiare eshte kyce. Bashkimi Evropian eshte donatori kryesor per Shqiperine. Paketa e vitit 2008 eshte rreth 70 milione euro, pra nje shume e konsiderueshme. Ketu duhet marre ne konsiderate qe fondet e Bashkimit Evropian jane ne forme granti, pra falas. Ne vitin 2009 financimi i BE do te arrije shifren mbi 90 milione euro per Shqiperine".
Cilat jane fushat ku vendi yne ka me shume nevoje?
"Bashkimi Evropian mbeshtet kryesisht fushat e lidhura me procesin e stabilizimit dhe asocimit. Prioritete te tjera te vendit jane energjia, sigurisht, furnizimi me uje ne te gjithe Shqiperine, zhvillimi i turizmit, shendetesia si edhe ruajtja e mjedisit. Nje pjese e tyre kryesisht me bashkefinancim mbeshteten edhe nga BE".