Mesazh per ndertimet pa leje
E kanë ndërtuar natën, duke menduar se vëmendja është tek zgjedhjet dhe se nuk do merrej kush me ta. Por prapë, natën kanë mbërritur inspktorët e inspetoriatit urbanistik të Bashkisë për t’ju shembur.
Kollonat janë vendosur në tarracën e katit të nëntë të palltit që ndodhet në rrugën Irfan Tomini, për të ndërtuar një papafingo. Është jashtë projektit por edhe jashtë kushteve të sigurisë së pallatit.
Banorët e katit të nëntë që bëjnë këtë ndërtim pa leje, po u druhen shpenzimeve që u kanë shkuar tashmë dëm.., por ndoshta më parë duhet të kishin menduar nëse mund ta merrnin këtë leje apo nëse pallati I tyre mund ta mbante edhe një kat tjetër.
Shefi i inspektoriatit ndërtimor të Bashkisë, Florenc Hoxha, shprehet se struktura që ai drejton është tashmë 24 orë në ditë në dispozicion të qytetarëve, për të goditur çdo rast të personave që mundohen të përfitojnë në këto ditë të ngarkuara nga axhendat elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit.