Vazhdon numerimi i votave ne Iran
Nuk dihet ende nëse kanditati Hasan Rohani në zgjedhjet presidenciale në Iran do të fitojë që në raundin e parë ose do të shkojë në balotazh. Janë këto dy opsionet që prezantohen aktualisht ku është numëruar më shumë se 1/5 votave në vend. Kandidati i moderuar ka kaluar pragun e mazhorancës absolute duke marrë deri tani51 për qind të votave. Pavarësisht apelit për bojkot nga një pjesë e madhe e opozitës duket se elektorati reformator është bashkuar për të zgjedhur të vetmin kandidat jo konservator. Ministria e brendshme ka bërë të ditur se rezultati zyrtar do të komunikohet në fudn të ditës. Pjesëmarrja në votime ka qenë 80 përqind ndërkohë që procesi i votimit është shtyrë pesë orë përtej orarit.