Proteste ne Brazil kunder rritjes se cmimeve per biletat e transportit publik

Ka degjeneruar në përleshje të dhunshme protesta masive në San Paolo të Brazilit. Me mijëra persona kanë zbritur në shesh kundër rritjes së cmimit të biletave të transportit publik. Policia braziliane ka shpërndarë me forcë protestuesit. Protesta ka pasur dhe në Rio de Zhanero ku kombëtarja italiane e futbollit pritet të luajë ndeshjen me Meksikën në kuadër të Kupës së konfederatave.