Krenaria ime? Të jem i shëndoshë
Tendenca e fundit vjen nga Amerika. Është zëri i "blogger-fat", ose më saktë bota e obezëve, që janë të lodhur duke u përbuzur nga të gjithë dhe gjithçka, e si pasojë i kanë dhënë jetë revolucionit të "Fat Pride". Fjalëkalimi? "Të jesh i shëndoshë, është shumë bukur"
Që kur Kate Harding dhe Marianne Kirby janë bashkuar bashkë, zëri i krenarisë obeze amerikane është forcuar edhe më shumë. Themelueset e dy blogjeve më të ndjekur në Amerikë, "Shapely Prose" (www.kateharding.net) e "The Rotund" (www.therotund.com), Kate dhe Marianne po shëtisin Amerikën me librin e tyre kundër obezitetit. Libri i dy "bloger"-eve, "Lessons from fat-o-sphere: stop dieting and declare a truce with your body" (leksione nga fusha e obezitetit: mjaft mbajtët dieta dhe deklarojini armëpushim trupit tuaj), është manifestimi i femrave që janë lodhur duke u fshehur dhe tashmë i tregojnë botës se ndihen mirë me trupin e tyre, edhe pse i përkasin prerjes 56.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, e mbushur me blogje pafund për diskriminimin lidhur me peshën dhe për të promovuar konceptin e shëndetit për çdo lloj prerjeje. Nëpër blogje lexohen gjithashtu artikuj të ndryshëm të shkruar nga mbështetësit e krenarisë "extra large", numri i të cilëve vazhdon të rritet. Këto blogje janë aq të klikuara saqë kanë formuar një rrjet të ri virtual, i cili quhet "blogger-fat". Krijuesit e këtyre blogjeve u përgjigjen emërtimeve të tilla si "Bigfatdeal", "Fatchicksrule", ose "Fatgirl", duke lartësuar obezitetin dhe duke u kërkuar përkrahësve të tyre t‘i japin fund çdo lloj diete e të shijojnë jetën. Shumica e tyre janë vajza të reja. Por ka edhe blogje për meshkujt, siç është "Red No3", (www.red3.blogspot.com).
"Një nga pengesat më të mëdha e të qenit obez është fakti që njerëzit vazhdojnë të mendojnë se të jesh i shëndoshë është zgjedhje". Por ajo që e nevrikos më shumë Kate Harding, 33-vjeçaren nga Çikago, adhuruese e jogës dhe 90 kileve të saj, është fakti se për shumë njerëz obeziteti është sinonim i injorancës: "Unë vazhdoj të takoj njerëz që më japin këshilla se si të bie nga pesha, a thua se nuk kam provuar gjithçka për ta arritur këtë gjë!". Autoret e "Lessons from fat-o-sphere" i urrejnë dietat. "Nuk funksionojnë", thotë me vendosmëri Harding dhe citon disa libra që tashmë mes lexuesve janë bërë kult. Të tillë janë "The obesity myth", i Paul Campos dhe "Rethin-king thin", libri i gazetares së "New York Times", Gina Kolata. "No diet zone", është logoja që "mbretëron" në shumë sajte interneti, të cilat kërkojnë çlirimin nga obeziteti. "Ushtrimet dhe ushqim i kontrolluar nuk e garantojnë prerjen 42".
Jo rastësisht Kate ka krijuar një program për ata që nuk arrijnë të harrojnë faktin se mishi të bën dëm. Është një manual që i bën thirrje botës t‘i lërë të qetë njerëzit e shëndoshë: "Nuk mund të përbuzet një njeri obez. Fjala i shëndoshë ka vetëm këtë kuptim. Nuk do të thotë dembel ose pisanjos".
Blogjet "pro-fat" përkrahen jashtëzakonisht nga qytetarët amerikanë. Për shembull "Radiance magazine", revista për femrat e prerjes XXL ka publikuar një artikull të titulluar "Fat!So?", kushtuar atyre femrave të cilat nuk kërkojnë kurrë ndjesë për peshën e tyre. Por në faqet e para të gazetave dhe revistave nuk përfundojnë vetëm obezët. Ka edhe personazhe të famshme që kanë "luftuar" me peshën, por kanë arritur sërish aty ku kanë qenë më parë. Bëhet fjalë për Kelly Clarkson dhe Oprah Winfrey, ose Kristie Alley, e cila kish humbur 35 kile dhe i shtoi sërish duke arritur në 100 kg. Gjithsesi në media qëndrimi ndaj obezëve po ndryshon. Le t‘i hedhim një sy revistës "Love", që në faqen e saj të parë ka vënë një fotografi të këngëtares obeze Beth Ditto.
Në programet për fëmijë, obeziteti shoqërohet me ligësi dhe antipati. Të lumtur dhe xhentilë vazhdojnë të jenë elegantët.
E gjitha kjo ka lindur në vitet ‘60 në Nju Jork, ku 500 persona në "Central Park" dogjën shumë libra për dietat. Kështu lindi edhe "Naafa" (National association to aid fat americans), që më pas u pagëzua me emrin "Association to avance fat acceptante" (www.naafa.org). Sot ekziston edhe një ditë ndërkombëtare kundër dietave "no diet day", 6 maji. Është himni i "Fat Pride" si përgjigje kundër diskriminimit. Fakti që Marianne, Kate dhe të tjerat janë kaq të inatosura, është për shkak të sasisë së madhe të fyerjeve të akumuluara, duke filluar nga fëmijëria, e deri në maturim. Sipas sondazheve, fëmijët preferojnë më shumë një shok elegant sesa një bullafiq. Gjithashtu, 28 për qind e infermiereve ndiejnë neveri për personat e shëndoshë, ndërsa 28 për qind e mësueseve mendojnë se obeziteti është gjëja më e tmerrshme që mund t‘i ndodhë një njeriu.
Në fakt, shumë doktorë e lidhin mbipeshën me përtacinë, aq sa mjaft persona obezë, për të shmangur turpin e madh dhe paragjykimet, nuk shkojnë te doktori. Sa më e madhe të jetë masa trupore (pra sa më i shëndoshë të jetë një person), aq më i madh është numri i takimeve të fshira te doktori.
Sipas një studimi të "London School of Hygiene e Medicine", në vitin 1995, 7 për qind e të rriturve ankohej për diskriminim lidhur me peshën. Në 2005-ën, kjo përqindje ka arritur në 12. Kështu, shtetet si Uashingtoni, San Francisko, Miçigani kanë miratuar ligje që ndalojnë diskriminimin lidhur me obezitetin, sepse ka nga ata që akuzojnë "bullafiqët" se ndotin edhe planetin.