Mesazhi: Nisni bisedimet. Pakti si pikënisje
06/10/2011 Pakti, kreu socialist thërret në takim në selinë rozë trojkën e ambasadorëve
Kryetari socialist Edi Rama ftoi dje në një takim trojkën diplomatike të akredituar në Tiranën zyrtare, ku sqaroi një për një 10 pikat e paktit për Shqipërinë si Evropa. Kështu, mesditën e djeshme u panë të vijnë në selinë rozë ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sekui, ai i OSBE-së Eugen Volfart dhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Aleksandër Arvizu. Rezultati i këtij takimi, sipas vlerësimit të vetë diplomatëve, ishte mjaft pozitiv. Për këtë arsye të tre ambasadorët kërkuan nga palët politike të nisin sa më shpejt bisedimet, me qëllim mbarëvajtjen e proceseve integruese të vendit. Ndërkohë diplomatët propozojnë si pikënisje për këto bisedime pikërisht paktin me 10 pika të PS-së. Në këtë mënyrë, në përfundim të takimit, i cili zgjati për rreth 2 orë, ambasadori Volfart gjatë një prononcimi për mediet bëri me dije se “të tre ne, ambasadori Arvizu, Sekui dhe unë, u takuam me kreun e Partisë Socialiste për të diskutuar rreth situatës politike aktuale. Ai na kishte kërkuar të takoheshim së bashku dhe kështu patëm një takim shumë të frytshëm në lidhje me procesin që po zhvillohet këtë vjeshtë. Ky proces duhet të ecë përpara. Janë bërë propozime të rëndësishme dhe zoti Edi Rama na dha informacion shtesë rreth këtyre propozimeve.” Por duke vijuar më tej mbi një çështje të tillë, kreu i prezencës së OSBE-së shtoi: “Bëhet fjalë për një listë të hapur, e cila nis me mënyrën se si duhet të funksionojë Kuvendi, me atë se si mund të jetë Kodi Zgjedhor në të ardhmen, si dhe pika të tjera. Ne mendojmë se është e rëndësishme që lista është e hapur dhe shërben si propozim për dialog me shumicën qeverisëse. Duhet shqyrtuar me seriozitet të plotë nga të gjitha palët e interesuara dhe, në qoftë se trajtohet brenda një kornize kohore të arsyeshme, do të bëjë të mundur që të shohim disa rezultate përpara ose gjatë pranverës së ardhshme.” Sipas tij, përfaqësuesit diplomatikë në Tiranën zyrtare janë këtu për të ofruar mbështetje, për t’i vënë në lëvizje palët, për t’i ndihmuar ato që të ecin përpara. “OSBE-ja është veçanërisht e gatshme për të mbështetur çdo lëvizje kur bëhet fjalë për të gjetur pikat e përbashkëta dhe për të identifikuar rrugën për të ecur përpara, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin evropian”, - vuri në dukje ambasadori i OSBE-së lidhur me një çështje të tillë.
Sekui e Arvizu
Në prononcimin e shkurtër pas takimit ambasadori Sekui, nisur nga situata politike në vend, preferoi që qëndrimin e tij ta perifrazojë me një shprehje frazeologjike: “Gur, gur bëhet mur”. Njëkohësisht dhe ambasadori Arvizu mbështeti deklaratën e bërë në emër të tre diplomatëve nga ana e ambasadorit Volfart, duke shtuar se “SHBA-të mbështesin rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe ne po përpiqemi të heqim pengesat drejt realizimit të këtij qëllimi”.
Tryeza publike
Partia Socialiste do të organizojë tryeza publike për të shpjeguar në detaje 10 kërkesat e paktit të prezantuar disa ditë më parë nga kryetari socialist Edi Rama. Do të jenë disa deputetë, si Erion Braçe, Valentina Leskaj, Ditmir Bushati, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj etj., që do të merren me organizimin e këtyre tryezave. Ndërkohë përpara nisjes nga puna të një nisme të tillë Rama informoi trojkën e ambasadorëve mbi këtë pakt.