E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Rama e di se nuk mund të fitojë ndaj Berishës, ndaj kërkon manipulimin e zgjedhjeve me KQZ-në

Deputeti democrat, Edi Paloka, ka thënë gjatë seancës së sotme plenare, se Edi Rama nuk mund të fitojë përballë Berishës, ndaj dhe kërkon të manipulojë zgjedhjet me anë të KQZ-së. Për këtë arsye, sipas Palokës, anëtari i LSI-së në KQZ, Ilirian Muho, duhet të shkarkohet, në mënyrë që në KQZ të ketë balancë.

Edi Rama e di shumë mirë që nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën. Rama e di shumë mirë që në fund fare do tia gjejë Berisha dhe do ta mundi prap. Për këtë arsye kthehet tek ëndrra e tij, të marri pushtet në tavolinë. Gjithë këto kohë ka kërkuar të marri pushtetin në tavolinë, i erdhi rasti të ketë kontrollin e komisioneve dhe të realizojë këtë ëndërr. Shpresa e tij vazhdon të mbetet manipulimi, por ta harrojë, ka thënë Paloka.

Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, është shprehur ndërkohë se Berisha ka fobi nga zgjedhjet e lira.

Çdokush në Shqipëri e ka të qartë që ajo që po ndodh me KQZ-së është shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Sali Berisha me veprimin e sotëm i tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, me të cilët sot është gjithashtu në konflikt, i tregon se KQZ do ndjekë një komandë politike. Vazhdojmë me logjikën e balancimit politik të institucioneve, si mundet një KQZ e cila do të jetë në diktatin politik, për të lexuar drejt dhe kushtetueshmërisht mandatet politike që do të dalin nga zgjedhjet. Kjo është frikë, të kesh frikë nga një individ që është betuar në kuvend, në këtë rast është Ilirjan Muho. Berisha ka fobi nga vota e lirë, ka fobi nga zgjedhjet e lira dhe nuk mund te veproje ndryshe nga ajo qe ka bere ne 22 vjet, kur i ka grabitur dhe cenuar zgjedhjet. Ky njeri sot është i pajustifikuar dhe në vakt tregon se është antishqiptar. Ajo që Berisha po bën me KQZ kërkon të zgjasë agoninë e vetes dhe agoninë e shqiptarëve. Gjë që ne nuk do ta lejojmë. Në 23 qershor ju dorëzoni pushtetin në duart e shqiptarëve, tha Ahmetaj./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›