E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i Merkel për Serbinë

Këtë thirrje Merkel e ka bere ne daljen e përjavshme video, qe transmetohet çdo te shtune. Madje, ne këtë mesazh, Merkel shkon me tej, ndërsa ka deklaruar se pa bashkëpunim mes dy vendeve fqinje, nuk ka integrim ne BE. “Sot ka sërish tensione mes republikës së Kosovës dhe republikës së Serbisë. Dhe për këtë arsye do të jetë njëra nga detyrat e mia, që të bëj të qartë se dialogu me Kosovën duhet të rinisë sërish. Nuk ka perspektivë evropiane për këtë rajon, po qe se nuk ndërmerren të gjitha përpjekjet, megjithëse plagët e së shkuarës janë të thella dhe ende vazhdojnë të dhembin.” Prag vizita e Merkel ne Serbi, është komentuar gjate nga mediet ndërkombëtare. Analistet e kane cilësuar këtë vizite te nivelit kaq te larte, si shansin e fundit te BE-se për ti bere te qarte Serbisë qe te heqë përfundimisht dore nga Kosova dhe te fokusohet ne reformat qe do te çojnë vendin drejt BE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›