E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet evropiane mbyllen me humbje

Dow Jones dhe Nasqad u mbyllen ne mbrëmje me humbje respektivisht me 1.57 pike dhe 1.62 pike. Indeksi i DAX ne Frankfurt u mbyll me -2.2 pike, CAC i Parisit me -1.9 pike ndërsa Londra shënoi bilancin me pozitiv, me vetëm 1,1 pike humbje. Por ndërsa paralajmërimet për nisjen e një krize te re, këtë radhe me baze ne Evrope, bëhen gjithnjë e me shume alarmante, mediet prestigjioze ndërkombëtare kane mbështetur planin “Merkel” për shpëtimin e ekonomisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur për një politike te vazhdueshme kursimesh dhe për kontrollin efektiv te buxheteve kombëtare nga autoritetet e BE-se. Sipas saj nevojitet miratimi i një ligji qe te detyroje shtetet te respektojnë kriteret e stabilitetit, me qellim qe ato te miratojnë buxhetet e tyre para miratimit ne Bruksel. Edhe ekspertet janë pro shmangies te asaj qe ata e quajnë “kolektivizim te borxheve”, qe do te çonte ne një krize edhe me te rende se ajo e vitit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›