“Big-ët” përplasen ne ishull
Nje takim qe vjen ne një faze delikate për topçinjtë te cilët te mërkurën e ardhshme do te luftojnë për te prere një bilete për ne fazën e grupeve te UEFA Champions League. Londinezet duken se nuk e kane me shkëlqimin e dikurshëm pasi skuadrës i kane ikur mjaft lojtare te formacionit baze mes tyre Fabregas, ndërsa ne këto 90 minuta do te vuaje edhe disa mungesa te rëndësishme si Xhuru dhe Gibs, te dëmtuar, apo Gervinjo e Aleks Song te s’kualifikuar. Një vend ne formacionin titullar pritet te kenë te rinjtë Xhenkinson e Frimpong por edhe talenti Oksleid Chamberlain. Ne kampin kundërshtar Keni Dallglish nuk ka ne dispozicion kapitenin Stiven Xherard, Glen Xhonson dhe Martin Skrtel. Ne fushën e lojës qe nga minuta e pare do te jene tre blerjet e reja Hoze Enrike, Charli Adam dhe Stjuart Daunik. Si Arsenal ashtu dhe Liverpul qe sezonin e kaluar ne dy sfida mes tyre u ndanë ne shifrat 1-1, nuk kane arritur me shume se barazimi ne javën e pare. Liverpul ne shtëpi 1-1 me Sanderland ndërsa arsenal 0-0 ne fushën e Njukasell. Takimi do te drejtohet nga i mirënjohuri Martin Atkinson dhe transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën “Tring”.