E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi i Obames per europianet Euro nuk do shperbehet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë deklaratat dhe sugjerimet e tyre drejt autoriteteve europiane për zgjidhjen e krizës. Presidenti ameikan Barack Obama në një mesazh të tij drejtuar europianëve është shprehur se “nuk besoj se europianët do ta lënë monedhën e tyre të shpërbëhet, por për ta shmangur këtë duhet të ndërmerren disa hapa vendimtarë”, ka thënë numri një i Shtëpisë së Bardhë. Era e krizës së borxhit në Eurozonë do të vijojë të fryjë edhe në muajt e ardhshëm ka thënë Obama. “Deri në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në nëntor nuk ka shpresa që ekonomia të zgjidhë problemet e saj. Jam përpjekur tu përkushtoj shumë kohë europianëve për të bashkëpunuar me ta ka thënë presidenti amerikan dhe të njëjtën gjë po bën edhe sekretari i thesarit Geithner”. “Sa më parë ju të zbatoni masat e marra aq më mirë do të jemi”, ka shtuar presidenti amerikan duke iu drejtuar europianëve. Ne morëm masa vendimtare në vitin 2008-2009 ka vijuar më tej Obama duke shmangur problemin e madh që po lëkund jo vetëm Europën por mbarë ekonominë botërore, ka thënë ai. “Nëse do të stabilizojmë Europën dhe të fokusohemi tek arsimi, shkenca, energjia dhe fushat e tjera si reforma e emigracionit, në këtë pikë nuk ka arsye se përse Amerika të mos ketë mbarësi në dekadat që do të vijnë”, ka përfunduar fjalën e tij presidenti amerikan, Barack Obama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›