Haxhinasto peruron HEC-in e arshoves
Një tjetër hidrocentral i ri i është shtuar rrjetit energjitik shqiptar më kapacitet 1.5 megavatësh dhe kosto 1.5 milionë euro. Bëhet fjale për hidrocentralin e Çarshovës, i cili u përurua këtë të martë. I pranishën në këtë aktivitet zv.Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto, vlerësoi punën e bërë nga investitorët në këtë vepër, duke theksuar se ajo është një investim i rëndësishëm për zonën në veçanti.
“Ky rast duhet të shërbejë si një shembull për investitorët e tjerë, që ta shikojnë këtë fushë si një fushë me një të ardhme të madhe për vendin, si një prodhim për të cilin ka nevojë të vazhdueshëm zhvillimi i Shqipërisë, progresi i saj i vazhdueshëm, rritja e saj e vazhdueshme, por edhe punësimi i shqiptarëve, pasi më shumë energji do të thotë më shumë industri, do të thotë shërbime më të mira për të gjitha degët e ekonomisë, do të thotë turizëm më cilësor, por do të thotë edhe çmim më të ulët për energjinë, për qytetarët shqiptarë, do të thotë gjithashtu edhe punësim më të madh për të gjithë qytetarët shqiptarë”- u shpreh Haxhinasto.
Së fundi zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Haxhinasto deklaroi se vendi ka nevoja të mëdha për energji dhe më shumë energji e prodhuar, do të thotë më shumë investime, çmime më të ulëta për konsumatorët dhe njëkohësisht edhe më shumë punësim.