E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi i Pitelles Lini pas te kaluaren shihni nga e ardhmja

“Lini pas të kaluarën dhe shikoni nga e ardhmja”. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë zv/presidenti i Parlamentit Evropian Xhani Pitela për kreun Socialist Edi rama dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat pas takimit me Metën, Pitella vlerësoi marrëveshjen e arritur mes forcave të majta LSI dhe PS dhe garantoi mbështetjen evropiane për integrimin e Shqipërisë.
“Të lënë prapa të kaluarën dhe punojnë drejt së ardhmes. E vlerësuam shumë vendimin e marrë nga partitë socialiste në Shqipëri për të bashkuar forcat dhe për t’i garantuar Shqipërisë një të ardhme më të mirë. Garantoj Metën për rmbështetjen e forcave të majta”- theksoi zv/presidenti i PE-së.

Nga ana e tij kreu i LSI-së Ilir Meta e siguroi Pitelën se forca që ai drejton do ta shfrytëzojë këtë moment për shpejtimin e integrimit të vendit.
Më herët zv/presidenti i Parlamentit Evropian Xhani Pitela u takua per rreth një orë me kreun socialist Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›