E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi pritet te votoje sot ministrat e rinj te kabinetit qeveritar

Kuvendi pritet të votojë sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, në vendet e mbetura bosh, pas tërheqjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), nga koalicioni qeverisës.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi mbremjen e djehsme kater emrat e rinj te ministrave te propozuara nga kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri Berisha ka emëruar ministrat e rinj ne krye te dikastereve qe mbeten bosh pas largimit te LSI nga koalicioni qeverisës. Keshtu behet e ditur se:
Aldo Bumci do te marre drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme.Vendin e Edmond Haxhinastos ne krye te Ministrise se Ekonomise do ta zere deputeti i PD Florion Mima. Kurse ne krye te Minitstrise se Shendetesise ne vend te Vangjel Tavos është emeruar mjeku Halim Kosova, ish drejtor i maternitetit Mbreteresha Geraldine ne Tirane. Ndërkohë që në postin e ministrit te Turizmit, Kulturës Rinise dhe Sporteve, Visar Zhiti. Ndersa Myqerem Tafaj eshte emeruar ne postin e zevendekryeministrit.
Ishte vete Kryeministri Berisha qe dorezoi emerimet ne Presidence mbremjen e sotme. Tashme, emrat e ministrave te rinj do te dekretohen nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, per te kaluar me pas per votim ne Kuvend.

Emërimet e tij, Kryeministri i bëri me dije dhe përmes një mesazhi të postuar në Facebook, pas dorëzimit të propozimeve në Presidencë.

Ja mesazhi i plotë i kreut të qeverisë
“Mirembrema!
Sonte une i propozova Presidentit te Republikes 4 personalitete, njerez te shkelqyer, profesioniste te nivelit te larte ne fushen e tyre dhe gjeresisht te respektuar nga opinioni publik.

Prof dr Myqerem Tafaj, ideatori i programit dhe i reformave te medha dhe te suksesshme te arsimit dha shkences tek ne, dhe njerin nga bashkepunetoret e mij me te afte dhe nje personalitet i shquar i ...botes akademike brenda dhe jashte vendit per Zevendes kryeminister dhe Minister i Arsimit dhe Shkences.

Dr. Halim Kosova eshte nje mjek i shkelqyer me karriere mbi 30 vjecare, i pakorruptuar dhe menaxher novator me suksese te vleresuara nderkombetarisht ne mire-menaxhimin e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik "Mbreteresha Geraldine" te Tiranes. Veshtire te kete nje zgjedhje me te mire per permiresimin e cilesise se sherbimit mjekesor ne vend. I paangazhuar me pare ne politike, perkushtimi i tij eshte mirenjohur nga te gjithe pacientet e tij.

Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti eshte miku i afert i artisteve, autor i shume librave, disa prej te cilave jane vleresuar dhe me çmime nderkombetare. Perfaqesues i elites kulturore te persekutuar te kombit nga regjimi komunist. Ish i burgosur Iifjales se lire, i denuar me 13 vite burg, ka ndjeshmerine, vemendjen dhe perkushtimin per trashegimine kulturore dhe per te pergatitur sezonin e ri turistik.

Ekonomisti Florian Mima eshte ideatori i shume reformave per lehtesimin e taksave per qytetaret dhe biznesin. Me nje eksperince te pasur edhe nderkombetare ne reformat ekonomike dhe fiskale. Qytetar shembullor i Tiranes me kontribut familjar ne historine e kryeqytetit. Bashkepunetor i çmuar si zv.minister dhe deputet. Ai eshte nje punetor i palodhur dhe me vullnet te palekundur per zbatimin e programit te PD per hapjen e vendeve te reja te punes dhe paga me te mira.

Kam bindjen se te tre keta personalitete do punojne me perkushtim per nevojat e qytetareve. sb”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›