Mesazhi i vitit 2013 nga Dario Fo per teatrin
Mesazhi i vitit 2013 per diten boterore te teatrit është shkruar nga personaliteti i madh i teatrit italian dhe botëror, fituesi i çmimit Nobel (1997), Dario Fo. “Sot, aktorët dhe kompanitë teatrore gjenden në vështirësi për të gjetur hapësira skenike, teatro dhe spektatorë, dhe kjo për shkak të krizës”, Sipas tij, politikanët, nuk janë më të shqetësuar për probleme që kanë të bëjnë me atë se si t’i kenë nën kontroll ata që shprehen me anë të ironisë dhe sarkazmës, përderisa aktorët nuk kanë as hapësira, as publik që t’i adresohen.