Mesha e Krishtlindjeve, Papa: Jo festë komerciale
VATIKAN - Predikimi i Papës:”Sot Krishtlindjet janë shndërruar në një festë e dyqaneve, me ndriçimin verbues që fsheh misterin e përulësisë së Zotit, e cila na fton për thjeshtësi. Në këto kohë, në këtë botë, bëj që hunjtë e torturueseve, mantelet e mbuluara me gjak e çizmet kumbuese të ushtarëve të digjen”. Ratzinger ka bërë ftesë për lutje dhe për emigrantët
Sonte Papa ka kremtuar meshën e Krishtlindjeve me 30 kardinalë, dhe do ë shfaqet nga lozha qendrore e bazilikës nga ku do të drejtojë mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve “Urbi et Orbi”.
“Lusim Zotin të na ndihmojë të kalojmë fasadat vezulluese të kësaj kohe derisa të gjejmë pas tyre fëmijën e stallës së Betlehemit, për të zbuluar kështu gëzimin e vërtetë, dritën e vërtetë”.
Sipas Papa Ratzinger:”Duhet të lemë mënjanë bindjet tona false, krenarinë tonë intelektuale, që na pengon të perceptojmë afrimitetin e Zotit. Duhet të ndjekim udhëtimin e brendshëm të Shën Franceskut, udhëtimin drejt asaj thjeshtësie të jashtme e të brendshme që i mundëson zemrës të shohë. Duhet të përulemi, të shkojmë shpirtërisht, në këmbë, që të mundim të hyjmë nëpërmjet portave të besimit e të takojmë Zotin, i cili është ndryshe nga paragjykimet tona dhe nga opinionet tona, Zoti i cili fshihet në përulësinë e një foshnje të sapolindur”.
“Le të kremtojmë këtë natë të shenjtë e të heqim dorë nga fiksimi mbi atë çka është materiale, e prekshme, e matshme. Le ta lemë veten të bëhemi të thjeshtë nga ai Zot që shfaqet në zemrën e thjeshtë”.
Benedikti XVI është lutur për paqen: “E duam të qenit Tënd fëmijë, të qenit Tënd jo i dhunshëm, por vuajmë sepse dhuna vazhdon nëpër botë” ka thënë Papa për ardhjen e Zotit në Krishtlindje.
“Shfaq forcën tënde o Zot, në të kohë tonën, në këtë botë tonën, bëj që shkopinjtë e torturuesve, mantelet e mbuluara me gjak e çizmet kumbuese të ushtarëve të digjen, kështu që paqja Jote të fitojë në këtë botë”.
“Lutemi mbi të gjitha edhe për ata që duhet të jetojnë Krishtlindjet në varfëri, në dhimbje, si emigrantë, me qëllim që tu shfaqet atyre një rreze nga mirësia e Zotit”. Kjo ka qenë ftesa që Papa i ka drejtuar besimtarëve në fund të meshës së natës së Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit.
(ar.si/BalkanWeb)