I zbulon audiencës mesazhet e nxehta me të dashurën
Në momentin që të gjithë të quajnë Djali i teknologjisë, atëherë duhet të jesh aq i zoti sa të mos bësh gabime të tilla. Por nuk ka ndodhur kështu me Leo Laporte, të mbiquajtur The Tech Guy, që çdo muaj ofron këshilla teknologjie për miliona njerëz në SHBA. Në fakt është një emër i njohur, por ekspertiza e tij nuk e ka ndaluar që gjatë një emisioni të shfaqë për audiencën një mesazh privat në Google chat me shefen e tij. Në mesazh Laporte i shkruan shefes, Lista Kentzell: Eja lart, jam i zhveshur në krevat. Ajo i përgjigjet: Të dua. Laporte sërish: Akoma kam aromën e shijen tënde. Të adhuroj.
Laporte shkruan në faqen e tij se është i martuar, por disa informacione bëjnë me dije se mund të jetë në prag divorci. Kjo gafë do e shpejtojë mesa duket akoma më shumë ndarjen.
