E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, sulm me bombë gjatë meshës së Krishtlindjes

ABUJA – Terror në kryeqytetin nigerian gjatë meshës së Krishtlindjes, në një kishë në Abuja.

Një bombë shpërtheu në afërsi të kishës “Shën Tereza” në lagjen e quajtur Madala në Abuja, duke shkaktuar dhjetëra viktima e të plagosur.

Autoritetet konfirmuan shpërthimin, por nuk bënë të ditur detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

Mediat raportojnë për rreth 20 viktima.

(er.nu/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›