Një mozaik poetik

Poetja nga Tirana Mimoza Erebara, do te përuroj veprën me poezi “Paqe pa profet”, të premten në Bibliotekën kombëtare dhe Universitare të Prishtinës.
Për librin do të flasin redaktori Ramadan Musliu, kritiku i artit Ilir Muharremi etj.
“Poezia e Erebarës është në radhë të parë mozaik i ndërlikuar poetik ku gërshetohen pamje dhe imazhe të nduarnduarta, ide shpesh që formojnë rreth specifik refleksioni’ shkruan në faqe të fundit të librit redaktori Ramadan Musliu.
Ndërkaq, kritiku Ilir Muharremi thekson: “Vargjet janë esencialisht tone urdhrash, që burojnë nga bashkimi dhe njësimi i idesë me ndjenjën. Mendimet i kap autorja pa rrëshqitje, dhe shpërndan rreze nëpër çdo rrugë qoftë edhe e pa ndriçuar. Përurimi fillon në orën 14:00.