Mëshira jemenase, imazhi ikon i 2011-së
Juria e World Press Photo vendosi unanimisht që edicionin e 55 të saj ta fitonte fotoja e fotografit spanjoll, Samuel Aranda, e cila është shkrepur më 15 tetor të 2011 në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa gjatë protestave anti-qeveritare. Aranda ishte i dërguari i të përditëshmes Neë York Times në terren.
Fotoja paraqet guximin e njerëzve që dalin në rrugë për të protestuar kundër regjimit duke rrezikuar gjithçka. Bëhet fjalë për një foto ikonë, një ndërthurje perfekte e elementit të vuajtjes dhe atij të dashurisë, deklaroi presidenti i jurisë së ËPP, Aidan Sullivan.
Në këtë edicion u ndanë edhe disa çmime të tjera, por ajo që binte në sy, ishte se të shumica e fotove të vlerësuara, mbërrinin zona konflikti dhe cmendurie njerëzore apo tragjedi natyrore.