E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Raportim alla- shqiptarçe para të huajve

Share

Kjo foto nuk ka nevojë për shumë koment. Flet vetë. Është kryeministri dhe ish- zëvendësi i tij, Ilir Meta, që flasin përpara drejtuesit të grupit të majtë në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda. nga gjestet dhe shikimi i Berishës dhe Metës kupton që po bëjnë zi dikë përpara Svobodës. Edhe qëndrimi i tij flet shumë. Natyrisht edhe mënyra se si sheh këshilltari i Berishës, flet goxha shumë. Svoboda tha një intervistë për Top Channel një ditë më parë, me tone jashtëzakonisht të forta kundër dy personave që ka përballë. Gazeta Tema me këtë rast ju fton të jepni edhe ju një diçiturë për këtë foto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›