E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi-Barcelona, martesë e përjetshme

Lionel Mesi përjetësisht te Barcelona! Ky është qëllimi i drejtuesve katalanas, të cilët në këtë sezon kanë si obvjektiv rinovimin e kontratës me yllin argjentinas, e cila skadon në vitin 2016, pra pas 4 vitesh. Duket diçka e nxituar, pasi palët janë ende nën kontratë për një kohë të gjatë, por kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në botë, asgjë nuk mund të jetë e pazakontë. Ende nuk është caktuar një datë fiks, që palët të ulen në tryezë, megjithatë gjithçka do të ndodhë brenda sezonit, që do të nisë pas disa ditësh.
Kontrata
Rinovimi i fundit i kontratës së Lionel Mesit ka ndodhur në 2009, nën presidencën e Joan Laportës dhe pikërisht në këtë kontratë ekziston një klauzolë që argjentinasi mund të largohet nëse për kartonin e tij paguajnë 250 milionë euro. Një shifër marramendase që askush nuk do të kishte mundësi ta shpenzonte për blerjen e një futbollisti, sado i famshëm të jetë ai. Mirëpo në këto tri vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Mesi ka fituar tri herë rresht Topin e Artë, dhe konsiderohet futbollisti më i mirë në qarkullim, ndërsa për disa analistë të futbollit më i miri i të gjitha kohërave. Është shndërruar në minierë ari për klubin katalanas, duke rritur të ardhurat ekonomike nëpërmjet reklamave, të drejtave televizive dhe shitjes së biletave. Për këto arsye, por edhe për shkak të rritjes së taksave, sidomos në Katalunjë, ku arrijnë shifrën 56%, duhet të ndryshojnë termat ekonomike të kontratës, ndonëse vetë lojtari nuk është ankuar kurrë për rrogën.
Dashuria
Mes Barcelonës dhe Lionel Mesit ekziston një lidhje e ngushtë, e cila me sa duket do të qëndrojë e tillë deri në fund të karrierës së 25-vjeçarit, aq më tepër që presidenti Sandro Rosell mban marrëdhënie të afërta edhe më familjarët e Mesit, kryesisht me babain e tij, Horge. Bisedimet formale kanë nisur prej kohësh dhe nuk ekziston asnjë ngërç për ta vënë në diskutim marrëveshjen. Barcelona dhe Mesi thjesht duhet të caktojnë një datë në kalendar, për të zyrtarizuar lidhjen e përjetshme.

Interi mendon shkëmbimin Cesar-Dos Santos
Shtyhet për në ditët e para të javës së ardhshme takimi mes drejtuesve të Inter dhe atyre të Totenham për të gjetur formulën ekonomike për transferimin e Hulio Sezar. Tratativa mund të sjellë një tjetër futbollist te Inter duke qenë se një ndër mundësitë e akordit është dhe ajo e një shkëmbimi të portierit brazilian me Xhovani Dos Santos që Uikipedia duke përshpejtuar disi e cilësoi në faqen e saj një futbollist të Inter. Gjithsesi përtej kësaj mini-gafe shanset që meksikani të veshë fanellën zikaltër janë rritur pasi një operaciopn I tillë shkëmbimi plus derdhjen e shumës prej një milioni e gjysmë eurosh nga Inter te Totenham do tiu lejonte të dy shoqërive të përfitonin financiarisht nga operacioni. Zhulio Sezar mbërriti te zikaltërit me kosto zero dhe tani vlerësohet 7 milionë ndërsa Dos Santos që vlerësohet 8.5 milionë euro u ble për 8 milionë euro nga Totenham nga Barcelona në vitin 200

Inter-Napoli në garë për Alvaro Pereiran
Marco Branka provon të mposhte konkurrencën e Napolit për Alvaro Perierën, për këtë qëllim ishte dhe në Portugali për të hyrë personalisht në tratativat me Porton për të arritur transferimin uruguajanit në Milano. Pista mbetet e nxehtë dhe Napoli një rival i fortë në merkato, por orët e fundit Flavio Perchman një nga dy agjentët e mëngjarashit të Portos deklaroi se vetëm Inter ka hyrë në bisedime me klubin portugez për shërbimet e klientit të tij. Vetë futbollisti pas miqësores me Francën preferoi të evitojë komentet për merkaton duke deklaruar se për momentin është një futbollist i Portos dhe nuk mund të flasë për të ardhmen. Anësori që mund të luajë si në të djathtë dhe në të majtë i pëlqen shumë dhe Chelseat dhe Zenitit, por klubi i Moratit duket se është më para në garën për Perieran dhe falë raporteve të mira që gëzon me Porton pas eksperiencës së blerjes në janar të Guarin i cili ndiqej dhe nga Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›