Angli, sulmuesi Van Persi për 4 vjet të Manchester United
TIRANE- Sulmuesi holandez i Arsenalit, Robin van Persi, është angazhuar zyrtarisht të premten paradite për 4 vjet me Manchester United, pasi kaloi me sukses vizitën mjekësore, bëri te ditur MU.
Van Persi, 29 vjeç, do të jetë i gatshëm për ndeshjen përballë Everton të hënën në mbrëmje për javën e parë të kampionatit të Anglisë.
Shifra e transaksionit nuk u bë e ditur, por sipas shumë burimeve, transferta është realizuar për 30,4 milion euro.
(d.b/BalkanWeb)