Mesi: Kritikat na kanë bërë më të bashkuar
“Kritikat naj nesh janë bërë me qëllim për të na dëmtuar dhe më kanë bërë të vuaj. Por tashmë i kam harruar dhe gjithçka është ndryshe. Nuk kam luajtur si te Barcelona dhe kjo dukej qartë, por sot jam i qetë dhe shumë i lumtur”, ka thënë 22-vjeçari në një intervistë për televizionin “TYC”.
“Grupi është goditur rëndë, por kritikat e njëpasnjëshme na kanë bashkuar dhe na kanë bërë më të fortë”, shtoi Mesi, duke shprehur optimizmin se kombëtarja çeleste mund të triumfojë në Kupën e Botës. “Kemi lojtarë që luajnë në skuadrat më të mira. Dalëngadalë të gjithë po fillojnë të na respektojnë”, nënvizoi ai.