Botëror pa bomber. Po ku janë yjet?
Nga bomberat kryesorë, deri tani ka shënuar vetëm Miroslav Klose i Gjermanisë dhe Gian Asamoah i Ganës (ky i fundit realizoi me penallti kundër Serbisë). Për të tjerët, lista e sulmuesve që kanë regjistruar emrin në tabelën e golashënuesve, mbyllet këtu. Pra, sulmuesit nuk po shënojnë.
Në fakt, sulmuesi modern, për vetë mënyrën se si luhet futbolli sot, duhet të vrapojë më tepër, të punojë më shumë për skuadrën dhe të japë një dorë në fazën mbrojtëse. Po për të shënuar? Sigurisht, kjo është detyra kryesore.
Van Persi nuk shënon te Hollanda, as Luis Fabiano te Brazili. Higuain ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me Argjentinë në Afrikën e Jugut, as sulmuesit e Anglisë, Runi e Heski. E njëjta situatë edhe në Francën e Rajmond Domenekut. Dje Kristiano Ronaldo goditi shtyllën përballë Bregut të Fildishtë, por vetëm kaq.
Ndryshe ka ndodhur me botërorin e kaluar, ku pas ndeshjeve të para, Klose, Vila, Kahil dhe Rosicki kishin shënuar nga dy herë secili. Përveç tyre, kishin realizuar edhe Krauç, Krespo, Saviola, Drogba, Roben, Koler, Kaka dhe Torres.