E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi do të qëndrojë në Pekin

Lionel Mesi nuk dëshiron të rikthehet te Barcelona dhe në fakt ka vendosur që të vazhdojë të ndihmojë Argjentinën për të fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike, sipas trajnerit të Argjentinës, Serxho Batista. Trajneri i kombëtares së Argjentinës në Olimpiadë shpreson që të arrijë ta mbajë Mesin pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin, e cila ka dalë kundër rekomandimit të FIFA-s që lojtarët, që janë nën moshën 23-vjeçare, të marrin pjesë në këtë eveniment. Por kjo gjykatë ka marrë vendimin se ishte në dorën e klubit për të vendosur dhe Barça kishte deklaruar se ata dëshironin ta mbanin lojtarin për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampioneve të javës së ardhshme. Përveç kësaj, Batista ka deklaruar se Mesi i ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në Pekin. "Mesi më ka thënë se ai dëshiron të të qëndrojë këtu, - tha trajneri për gazetarët në Kinë. - Nuk dëshiroj të futem në aspektin ligjor të gjithë kësaj, por e di që ai do të luajë për ne deri në fund."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›