Spanja, e para në renditjen e FIFA-s
Italia ka rënë një vend më poshtë në renditjen e FIFA-s, duke qëndruar në vend të tretë, ndërkohë që Spanja mbetet në krye të listës. Gjermania është ngjitur në vend të dytë, ndërkohë që amerikano-jugorët kanë humbur disi nga klasifikimet e mëparshme... Nuk mund të jetë një surprizë që Italia nuk e ka konsoliduar vendin e saj, pasi ata treguan një formë shumë të dobët në Kampionatin Europian. Një rënie kaq e vogël në renditje mund të quhet madje e habitshme për "axurrët", ndërkohë që spanjollët duket se meritojnë plotësisht vendin e parë, pasi u shpallën fitimtarë në Europianin e fundit. Finalistja e "Euro 2008"-s, Gjermania, ka zëvendësuar Italinë në vendin e dytë, duke kompletuar një treshe në krye komplet europiane, që i ka çuar poshtë tabelës amerikano-jugorët. Brazili ka humbur dy pozicione duke shkuar në vend të gjashtë, ndërkohë që Argjentina ka humbur një vend. E vetmja skuadër, që ka hyrë përsëri në 10-shen e parë, është Rusia që në "Euro 2008" la përshtypje shumë të mira.
Renditja zyrtare e FIFA-s:
1.Spanjë
2.Gjermani
3.Itali
4.Holandë
5.Kroaci
6.Brazil
7.Argjentinë
8.Republika Çeke
9.Portugali
10.Rusi