E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi, vetëm java 33 vendos se kush shpëton dhe kush bie

Shpëton Flamurtari, të tjerë janë
ende në luftë. Ky është verdikti i
javës së 32-të në lidhje me skuadrat
e përfshira në luftën për të mos
rënë nga Kategoria Superiore.
Elbasani është më i rrezikuar,
shpresa e tyre e fundit është të
fi tojnë javën e ardhshme dhe të
shpresojnë të dalin në "Play-out".
Flamurtari, i sapo shpallur fi tues i
Kupës, ka siguruar matematikisht
qëndrimin në Superiore. Vlonjatët
morën një fi tore të rëndësishme
2-3 në transfertë ndaj Teutës.
Shpresat më të shumta për të qëndruar
në elitën e futbollit shqiptar
i ka edhe Partizani, i cili ka marrë
një fi tore dramatike 2-1 ndaj një
rivali direkt si Elbasani në "Qemal
Stafa". Të kuqtë u falen këmbëve të
Ngjelës, i cili me golin në minutën
shtesë kompletoi dopjetën personale
edhe i dhuroi skuadrës së
tij një fitore me shumë peshë.
Elbasani mund të rikthehet (me
99%) pas gjashtë sezonesh në Kategorinë
e Parë. Apolonia fi ton 2-0
në Kavajë ndaj Besës dhe në javën
e fundit, nëse mund Shkumbinin,
do të varet nga rezultati i ndeshjes
Partizani-Lushnja. Javën e fundit
do ta luajë në shtëpi me Teutën,
por për atë shpresa vetme mbetet
"play-out"-i. Lushnja ka marrë
një pikë në Shkodër pas barazimit
1-1 me Vllazninë, por pas fi toreve
në konkurrentëve, ajo renditet
sërish e 11-a dhe synon asgjë më
shumë se "play-out"-in. Ndeshjen
e fundit do ta ketë kundër Partizanit,
që mund të konsiderohet
një "fi nale e vogël për të mos rënë
nga kategoria. Bylis merr 3 pikë
ndaj Shkumbinit dhe i shkëputet
vendit të fundit, por rreziku për të
rënë është ende i pranishëm. Bien
direkt nga kategoria dy klubet e
futbollit, të cilat në përfundim
të kampionatit janë renditur në
vendet 11 dhe 12. Klubet që në
përfundim të kampionatit janë
renditur në vendet 9 dhe 10 do të
zhvillojnë një ndeshje "play-out"
me ato klubet, të cilat në përfundim
të kampionatit të Kategorisë së
Parë janë renditur në vendin e 3-të
e të 4-t. Kështu, 9-ta do të luajë me
4-n, ndërsa e 10 me të 3-ën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›