E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi premton trofe te tjere, Superkupa e Barcelones

Lionel Mesi, shenoi dy here teksa Barcelona mundi Atletiko Bilbaon 3-0, ne Super Kupen e Spanjes. Ndeshje e dyte perfundoi ne epersi te plote te katalanasve, qe ne total gjate dy ndeshjeve te trofeut te pare ne Spanje, fituan 5-1. Kampionet e Evropes dominuan ndeshjen dhe mund te kishin fituar me thelle. Ylli i Argjentines, Lionel Mesi shenoi ne fillim te pjeses se dyte dhe dyfishoi shifrat me ane te 11-metershi pak minuta me vone. Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ishte lojtari qe i dha pasimin e fundit fantazistit, per te gjetur me tej rrugen e rrjetes. Bojan Kerkic shenoi golin e trete, teksa u aktivizua si lojtar rezerve ne pjesen e dyte te ndeshjes. Barcelona e ka nisur me nje trofe dhe bindshem edicionin e ri. Katalanasit, me blerjen e Zltana Ibrahimovicit dhe organizimin e ri, do te kene rival kryesor Realin e Madridit, qe shpenzoi shuma marramendese per te sfiduar ekipin me te mire te Evropes per momentin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›