E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujfi: Duhet zbuluar talenti, qe te mos blihet shtrenjte

Legjenda e Barcelones dhe e Holandes, Johan Krujfi, i ka drejtuar syte ne aktivitetin e transferimeve te veres dhe thote se katalanasit kane nevoje edhe per nje mbrojtes te mire, ose per nje mesfushor me tipare mbrojtese. Krujfi ka paralajmeruar se sistemi i ndertuar gjate viteve te fundit nuk krijon hapesire per promovimin e talenteve. Mesi, Krkic, Pedro, Ksavi, Jefren dhe Rueda e kane nisur thuajse me katalanasit karrieren e tyre dhe nese lojtare te tjere ne kete moshe nuk do te gjejne hapesire, sipas Krujfit, ne nje te ardhme kjo do te jete mjaft e rrezikshme. "Une kam qene gjithmone nje tifoz i madh i "sistemit" te te rinjve. Nese nuk do te kete hapesire per lojtare te tjere te talentuar ne kohe, atehere eshte e detyrueshme qe te blesh shtrenjte emra te tille, sic ka ndodhur deri tani, me Eton, Ronaldinjon, apo Ibrahimovicin", - shprehet Johan Krujfi. Tre here "Lojtari i Vitit" ne Evrope, e ka mirepritur marreveshjen e Barcelones dhe sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic. "Ka nje vend bosh ne skuader. Nje mbrojtes ose mesfushor qe luan edhe ne mbrojtje, duhet te afrohet para se te filloje edicioni i ri. Nese arrihet nje blerje e tilla, gjerat kam besim se do te ecin me mire", - theksoi ish-lojtari dhe trajneri i shquar i katalanasve nder vite. I pyetur rreth shitjes se Samuel Etose dhe mberritjes se sulmuesit te Interit gjate edicionit te shkuar, Zlatan Ibrahimovic, Krujfi, i cili ka drejtuar Barcelonen me lojtare, qe tani jane trajneret e ekipit, Guardiola dhe Begiristein thane se shkembimi ishte i leverdisshem. "Ndryshimi eshte pozitiv. Eto ka qene nje lojtar i madh dhe kaloi sezone te mira me Barcelonen, ai dha shume por eshte e veshtire qe te ruhet i njejti nivel ne cdo vit, -theksoi Krujfi- tani ekipit i ka ardhur Ibrahimovici, nje lojtar me shume entuziazem ne bote dhe qe besoj se do te perpiqet qe te luaje edhe me mire, ne edicionin e radhes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›