Ronaldinjo zgjat kontraten, Milani i rrit pagen
Kontrata e Ronaldinjos tek Milani pritet te pesoje disa ndryshime, pasi lojtarit i jane afruar kushte te tjera per nje marreveshje te re, e cila parashikon edhe rritje te pages. Ne baze te "Il Corriere Dello Sport", asi brazilian eshte ne nje linje me klubin per te arritur nje ujdi brenda javes, para ndeshjes vendimtare derbi me Interin. Raportohet se paga ne kontraten e Ronaldinjos, pas kalimit nga Barcelona per 6.5 milione, do te rritet ne 8 milione euro ne nje vit. Ish-lojtarit te PSG, do t'i afrohen opsione te tjera per te firmosur kontraten e re, me qellim qe mundesite e ndonje largimi te asit brazilian, te jene sa me te pakta. Kontrata e re qe pritet te nenshkruaje lojtari do te zgjase edhe ne kohe, kur jane parashikuar kater sezone te tjera, qe do te thote se ajo perfundon kur Ronaldinjo te kete mbushur 33 vjec. "Dinjo luajti mire ndaj Sienes te shtunen ne mbremje", - theksoi administratori i Milanit, Galiani.