Vendimi si do te percaktohen pagat e shtetareve

Ligj i ri ndan kompetencat e institucioneve. Ministrite pa kompetenca i marrin institucionet kolegjiale
Keshilli i Ministrave miraton nje ligj te ri per te percaktuar kompetencat e te gjitha institucioneve qe kane te drejte te percaktojne pagat dhe shperblimet. Sipas draftit te ri i cili shfuqizon ligjin e vitit 1999 fitojne te drejten per te percaktuar page dhe organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te ndermarrjeve shteterore shoqerive aksionare dhe te institucioneve te tjera publike nderkohe qe e humbasin kete te drejte ministrite. Po ashtu ndryshon dhe koncepti i ndermarrjeve shteterore kjo nisur nga kushtet e ekonomise se treguat kur shumica e ndermarrjeve tashme jane privatizuar.
Projektligji
Drafti i ri i miratuar dje nga qeveria ruan te drejten e Kuvendit Keshillit te Ministrave keshillit te qarkut keshillit bashkiak keshillit komunal si dhe te personave te e tjere juridike a fizike vendas ose te huaj sipas legjislacionit perkates per te percaktuar pagat ndersa ia heq kete te drejte ministrive. Ne Republiken e Shqiperise kane kompetence per caktimin e pages sipas perkatesise a Kuvendi b Keshilli i Ministrave c Keshilli i qarkut keshilli bashkiak keshilli komunal c Organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te ndermarrjeve shteterore shoqerive aksionare dhe te institucioneve te tjera publike dhe d Personat e tjere juridike a fizike vendas ose te huaj sipas legjislacionit perkates - thuhet ne nenin tre te projektligjit te ri. nderkohe qe neni kater i tij percakton se Kuvendi me propozimin e Keshillit te Ministrave miraton a pagen e Presidentit dhe b raportet e pagave te funksionareve te larte shteterore te institucioneve kushtetuese dhe te institucioneve te tjera te pavarura te krijuara me ligj. Hiqet e drejta e Kuvendit per te percaktuar shperblimin e anetareve te keshillave bordeve ose komisioneve te institucioneve qendrore te pavarura. Keshilli i Ministrave ruan te njejtat kompetenca sipas te cilave me propozimin e ministrit te Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe te ministrit te Financave miraton pagen minimale mujore ne shkalle vendi e cila eshte e detyrueshme te zbatohet nga cdo punedhenes vendas ose i huaj. Qeveria ka gjithashtu te drejte per te miratuar paga e shperblime te drejtuesve te institucioneve qendrore kufijte maksimale e minimale te pages per nepunesit civile por dhe shperblimin per oret jashte orarit per nepunesit/punonjesit e administrates publike qendrore dhe vendore. Neni 8 i draftit parashikon dhe kompetencat e keshillave te qeverisjes vendore te cilet kane te drejte te percaktojne pagen per cdo funksion te zgjedhur te emeruar per nepunesit dhe punonjesit e tjere shperblimin mujor te keshilltareve dhe te kryetareve te fshatrave ne masen deri ne 10 per qind te pages mujore te kryetarit te keshillit te qarkut te kryetarit te bashkise dhe te kryetarit te komunes pagat e punonjesve te njesive ekonomike dhe te institucioneve te varesise se tij ne perputhje me legjislacionin ne fuqi me perjashtim te rasteve kur me ligj te vecante eshte parashikuar ndryshe etj. Ndryshe nga ligji i vitit 1999 drafti i ri parashikon dhe kompetencat e organeve kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te institucioneve publike te ndermarrjeve shteterore dhe te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror. Keshilli i Ministrave brenda dy muajve duhet te nxjerre aktet e parashikuara nderkohe qe shfuqizohet ligji nr. 8487 date 8.7.1999 Per kompetencat per caktimin e pagave te punes i ndryshuar.
Si ishte
Neni 2
Ne Republiken e Shqiperise per caktimin e pages sipas perkatesise kane kompetence
- Kuvendi
- Keshilli i Ministrave
- ministrite dhe institucionet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit vendor
- ndermarrjet shteterore
- personat e tjere juridike a fizike vendas ose te huaj.
Si behet
Neni 3
Kompetencat ne caktimin e pages
Ne Republiken e Shqiperise kane kompetence per caktimin e pages sipas perkatesise
a Kuvendi
b Keshilli i Ministrave
c Keshilli i qarkut keshilli bashkiak keshilli komunal
c Organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te ndermarrjeve shteterore shoqerive aksionare dhe te institucioneve te tjera publike
d Personat e tjere juridike a fizike vendas ose te huaj sipas legjislacionit perkates.
Si ishte
Neni 4
Kuvendi me propozimin e Keshillit te Ministrave miraton
a pagen e Presidentit
b raportet e pagave te funksionareve te larte shteterore te institucioneve kushtetuese dhe te institucioneve te tjera te pavarura te krijuara me ligj
c shperblimin e anetareve te keshillave bordeve ose komisioneve te institucioneve qendrore te pavarura.
Si behet
Neni 4
Kompetencat e Kuvendit
Kuvendi me propozimin e Keshillit te Ministrave miraton
a pagen e Presidentit
b raportet e pagave te funksionareve te larte shteterore te institucioneve kushtetuese dhe te institucioneve te tjera te pavarura te krijuara me ligj.
Hiqet
Neni 7
Ndermarrjet shteterore i caktojne vete pagat e punes ne varesi te mundesive te tyre financiare sipas programit te zhvillimit te miratuar nga organet perkatese.
Neni 8
Per ndermarrjet shteterore veprimtaria e te cilave eshte me humbje dhe subvencionohen nga shteti Keshilli i Ministrave cakton rregulla te vecanta per kufizimin e pagave.
Shtohet
Neni 9
Kompetencat e organeve kolegjiale
1. Organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te institucioneve publike te ndermarrjeve shteterore dhe te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror miratojne
a nivelet e pagave te punonjesve te tyre brenda kufirit minimal e maksimal te caktuar nga Keshilli i Ministrave ne varesi te mundesive te tyre financiare dhe pas miratimit nga ministri perkates
b masen e shperblimit te punes por jo me shume se nje page mujore ne vit pas daljes se rezultatit financiar vjetor si dhe pas miratimit nga ministri perkates.
2. Per ndermarrjet shteterore veprimtaria e te cilave eshte me humbje ose qe subvencionohen nga shteti Keshilli i Ministrave me propozimin e ministrit perkates dhe te ministrit te Financave miraton me akte te vecanta nivelin e pagave dhe te shperblimeve te punonjesve te tyre.