E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Nuk ka patur genocide të serbëve në Kroaci

Serbia e ka të vështirë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer genocide. Kështu ka deklaruar në Vjenë presidenti kroat Stipe Mesiç, duke komentuar vendimin e Qeverisë serbe, paraqitur ditën e fundit të vitit të kaluar për ngritjen e padisë për genocid kundër Kroacisë.
"Serbia ka vendosur për kundërpadi. Dua të them se asnjë ushtari i yni nuk e ka kaluar kufirin serb, asnjë ushtar i yni nuk ka vrarë ndonjë serb, asnjëherë nuk u është djegur shtëpia dhe asnjë qytet nuk është bombarduar - tha Mesiç. Do të jetë e rëndë që Serbia të dëshmojë se ndaj serbëve është ushtruar genocid, sepse para se gjithash, Millosheviçi kishte interes që serbët nga Kroacia t'i çonte në Kosovë, duke qenë se për shkak të kësaj,në Kosovë ai ndërmori spastrimin etnik të shqiptarëve, pretendoi largimin e dy milion shqiptarëve nga Kosova, për ta populluar atë vend me serb nga Kroacia- sqaroi Mesiç. Serbët e Kroacisë nuk kanë dashur të shkojnë atje, ata janë shtetasit tanë dhe ne jemi në procesin e kthimit të tyre. Ndërsa për këtë është fajtor Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij", ka theksuar presidenti Mesiç.
Reagimi i presidentit kroat ka pasuar vendimin e Qeverisë së Serbisë, e cila ka vendosur që të dorëzojë pranë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë padi kundër Kroacisë, për kryerje të genocidit ndaj popullatës serbe gjatë vitit 1991-1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›