E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Serbisë, nuk lëkund marrëdhëniet Zagreb-Beograd

"E gjithë kjo është pjesë e historisë. Ne kemi të ardhme të përbashkët dhe dëshirojmë të jetojmë si fqinjë të mirë", theksoi Kosor. ''Përsa i përket Kroacisë, akuza e ngritur nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e saj me Serbinë'', shtoi ajo. Qeveria serbe njoftoi para disa ditësh se ka paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës një padi kundër Zagrebit për gjenocid mbi serbët gjatë konfliktit të vitit 1991 deri në vitin 1995. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në vitin 1995 Kroacinë e braktisën 200 000 serbë.Në korrik të vitit 1999 Kroacia ngriti padi kundër ish Republikës Federale të Jugosllavisë, trashëgimtar juridik i së cilës është Serbia, për gjenocid në territorin kroat. (mia/start)                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›