Mesiç: Serbia “dëboi” serbët e Kroacisë në Kosovë
Reagimi i tij erdhi pas vendimit të Qeverisë serbe për ngritjen e padisë për gjenocid kundër Kroacisë për kryerje të gjenocidit ndaj popullatës serbe të Republika Serpska gjatë vitit 1991-1995. “Serbia ka vendosur për kundërpadi. Dua të them se asnjë ushtari i yni nuk ka kaluar kufirin serb, asnjë ushtarë i yni nuk ka vrarë ndonjë serb, asnjëherit nuk i është djegur shtëpia, asnjë qytet nuk është bombarduar. Do të jetë e rëndë që Serbia të dëshmojë se ndaj serbëve është ushtruar gjenocid, sepse para se gjithash, Millosheviçi kishte interes që serbët nga Kroacia t`i çojë në Kosovë, meqë për shkak të kësaj ai në Kosovë bëri spastrimin etnik të shqiptarëve, ai dëshiroi të përzë dy milion shqiptarë nga Kosova, për të populluar atë vend me serb nga Kroacia. Serbët e Kroacisë nuk kanë dashur të shkojnë atje, ata janë shtetas tanë dhe ne jemi në procesin e kthimit të tyre. Ndërsa për këtë është fajtor Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij”, tha Mesiç.