E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strukturat paralele nuk janë përgjegjësi e KFOR-it

 “Nëse ky reduktim ndikon në situatën e sigurisë, gjë që ne nuk e parashohim”, atëherë – sipas gjeneralit Bentler – “ky vendim i NATO-s nuk do të jetë i vlefshëm”. ”Me duhet ta përsëris se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e qëndrueshme. Nuk kemi kërcënime nga jashtë, nëse mund të themi kështu. Po ashtu nuk kemi kërcënime që njerëzit e Kosovës të ndihen jo të sigurt. Brenda Kosovës kemi një situatë të qëndrueshme, njerëzit e etnive të ndryshme janë të interesuar për një jetë më të mirë. Kemi parë disa përplasje të vogla në veri të Mitrovicës, mirëpo, në përgjithësi situata është e qetë”, ka thënë Bentler në një intervistë për Radion Deutsche Welle. I pyetur nëse KFOR-i ka telashe me strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës, Bentler ka thënë: “Për KFOR-in nuk janë problem, nuk është problem siguria, ne jemi të pranishëm në këtë pjesë, jemi të respektuar dhe kjo është një gjë pozitive. Mirëpo, në aspektin politik, natyrisht që strukturat paralele paraqesin gjithmonë problem, mirëpo në këtë pikë unë nuk mund të ndërhyjë sepse nuk është përgjegjësi e forcave paqeruajtëse”. I pyetur për pritjet e tij gjatë vitit 2010, Bentler ka thënë se ai sheh zhvillime pozitive. “Unë mendoj se njerëzit në Kosovë kanë treguar maturi dhe janë të gatshëm të punojnë për një jetë më të mirë. Unë shoh se zhvillimi do të vazhdojë, ne do të ndihmojmë që njerëzit të ndjehen të sigurt”. Sfida më e madhe për Kosovën, sipas tij, do të jetë se si grupet e ndryshme etnike do të merren vesh njëra me tjetrën. “Unë dua të porositë qytetarët e Kosovës që të jenë tolerant, të kontribuojnë për paqen, të përfshihen në konsolidimin e shoqërisë kosovare dhe në përgjithësi shoh vetëm aspekte të një zhvillimi pozitiv”, ka thënë Bentler.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›